Showbiz

Ke një fëmijë nazeli që nuk ha asgjë? Provo një herë këto pjata

Ke një fëmijë nazeli që nuk ha asgjë? Provo një

Vetëm mamatë që kanë një fëmijë pa shumë oreks e dinë se çfarë lodhje dhe stresi kalon e gjithë familja për këtë arsye.

Nuk e dua, nuk më pëlqen, është e nxehtë, është e ftohtë, është e hidhur, është e thartë... dhe lista e nazeve nuk ka të sosur nga mëngjesi në darkë.

Një mama që vuan me një fëmijë që nuk ha, i ka provuar të gjitha recetat e të gjithë mënyrat kreative për ta bindur të hajë. Por gjithsesi, ne do t'i propozonim edhe një mënyrë tjetër.

Ushqimin në forma personazhesh e kafshësh, që mund ta bëjë fëmijën të tërhiqet nga pjata me figura. E dimë që nuk është e thjeshtë, kërkon shumë kohë dhe mbi të gjitha jo të gjitha mamave iu jepet për të bërë prerje të bukura e të krijojnë figura me fruta e perime.

Për t'ua bërë procesin më të thjeshtë, po ju propozojme disa ide, modele pjatash. Provojini. Nuk keni gjë për të humbur./ Tiranapost.al