Showbiz

Kënga Magjike rikthen grupin West Side Family dhe Dr. Florin e zëvendëson pika e tij e dobët

Kënga Magjike rikthen grupin West Side Family dhe Dr. Florin e

Dr. Flori është i pazëvendësueshëm, veçse nga vëllai i tij Albani, pika e dobët e Florit. Albani do ngjitet bashkë me Landin dhe Mirin në skenën magjike për të kënduar në 20-vjetorin e daljes në skenë të grupit.

Lajmin e ka dhënë ekskluzivisht Anabel.al që ka kontaktuar me vetë Albanin.

“Nuk e kisha fare në mendje. Së bashku me Elgit Dodën, po punonim për disa artistë që do të marrin pjesë në festival si Xheisara apo Olsi Bylyku dhe ishim përqëndruar tek ta. Ndërkohë Landi dhe Miri po mendonin të merrnin pjesë dhe ndërsa unë me Elgitin po punonim për këngën e tyre “7 ditë” , aty për aty u vendos dhe pjesëmarrja ime. Unë e kam diskutuar shpesh me Landin dhe Mirin që West Side Family tashmë është një brand, është një familje që mirëpret këngëtarë të ndryshëm. Sot jam unë, nesër do të jetë dikush tjetër”, tha Albani që sqaroi se kjo është diçka e përkohshme, pra ai nuk do jetë përherë pjesë e grupit, por vetëm për këtë rast.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije, marrë nga Anabel.al