Showbiz

Këngëtarja rrëfehet për depresionin që po kalon pas lindjes së fëmijës së tretë

Këngëtarja rrëfehet për depresionin që po kalon pas

Këngëtarja e njohur, Alanis Morisette, është rrëfyer në një postim në Instagram se ka vuajtur nga depresioni edhe pas lindjes së fëmijës së tretë. Morisette lindi djalin Winter në 8 gusht, që i bashkohet dy fëmijëve të tjerë djalit Ever, 8 vjeç dhe vajzës Onyx, 3 vjeçe. Në shkrimin e titulluar "Ju dua, jam këtu për ju" flet me detaje për frikërat dhe ankthet që shkakton depresioni pas lindjes të cilin ajo e krahason me: "një majmun tinëzar me hanxhar".

Ajo e fillon postimin  e saj me fjalët: "Nuk isha e sigurt nëse do të kisha depresion edhe pas lindjes së fëmijës së tretë. Ose siç më pëlqen ta quaj unë: aktiviteti pas lindjes". Më tej ajo tregon sesi ndihet gjatë depresionit: "Luhatje hormonesh. Mungesë gjumi. Dhimbje fizike. Izolim. Ankth. Rimarrje e vetes nga lindja e fëmijës. Integrimi i bebit engjëll më bebat engjëj më të mëdhenj. Martesa. Mbistimulimi. Ky trup".

https://www.instagram.com/p/B3TWfgIHmif/

Ajo e pranon se gjërat do të rregullohen dhe se e ka përjetuar këtë gjë edhe dy herë të tjera: "Ndonjë ditë nuk do ta mbaj mend që e kam shkruar këtë. Dhe më në fund po kuptoj se gjithçka është në rregull". Shkrimi i saj prekës mori qindra komente pozitive.

Morisette, e cila është e martuar me reperin amerikan Mario, është rrëfyer edhe në të kaluarën për depresionin, çrregullimet me ushqimin, si dhe psikologjinë e fëmijës dhe ka një emision të sajin ku flet më me detaje për këto probleme. /Burimi HuffingtonPost /Tiranapost.al