SPORT

Këtë intervistë të Ronaldos nuk duhet ta humbisni!

Këtë intervistë të Ronaldos nuk duhet ta humbisni!

Në një intervistë për FIFA-n, Kristiano Ronaldo zbulon të fshehtat e tij jashtë fushe. Portugezi ka folur për gjërat që i pëlqejnë në jetë. Duke filluar që nga dashuria e fortë më të birin, muzikën që e dëgjon dhe pjata më e mirë që di t’ia përgatiti mamaja. Një intervistë nga ato që nuk duhet humbur me yllin e Realit të Madridit që ka fituar pothuajse gjithçka në jetë.

Cili është goli më i bukur në karrierë?

Gjithmonë them ai që e kam shënuar i fundit është më i rëndësishmi.

Pjesa më e mirë të jesh Kristiano Ronaldo?

T’i bëj njerëzit e lumtur.

Mbrojtësi më i mirë që kemi luajtur kundër?

Është e vështirë ta zgjedh një. Jam përballur me shumë mbrojtës fantastik.

Dita më e lumtur në jetë tuaj?

Kur më lindi djali.

Kënga e juaj e preferuar?

Nuk kam një këngë të vetme, por shumë këngë. Më pëlqen muzia upbeat, sikurse edhe ajo rege.

Gjëja më e bukur që të ka thënë djali ty?

Baba (Papa), të dua dhe ti je më i miri në botë.

Qyteti më i mirë në Portugali?

Funchal, në ishullin e Madeiras.

Stadiumi më i mirë që ke luajtur?

“Santiago Bernabeu”.

Pjata më e mirë që e përgatiti mamaja juaj?

Merluc (Lloj peshku)!

[embed]https://www.youtube.com/watch?v=L6fNDaXlCDo[/embed]

[embed]https://www.youtube.com/watch?v=lvkuz-a2Ego[/embed]