Aktualitet

Këtej e tutje mund të grimohen edhe pjesët intime

Këtej e tutje mund të grimohen edhe pjesët intime

Të ngrihesh, të shkosh në tualet, të bësh një dush, të bësh grim e të vishesh. Kjo është përgjithësisht rutina e grave çdo mëngjes. Po sikur t`ju thoshim se nga këtej e tutje do keni mundësinë të grimoni edhe pjesët intime?

Mund të duket për të qeshur, por është diçka serioze. Zona intime ka një lëkurë delikate e cila shpesh nuk trajtohet siç duhet. Herë për shkak të depilimit, herë të tjera për shkak të të brendshmeve shumë të ngushta ose të lira.

Ayay është linjë estetike që ofron produkte për qetësimin e lëkurës së irrituar.

Linja mban firmën e Dr. Milena Terenghi që ka testuar formulën më të mirë. Për momentin në shitje janë: deodoranti intim për aromë të mirë, xheli qetësues pas depilimit dhe një krem që vonon mbirjen e qimeve.

*Ky post u përshtat nga robadadonne dhe është realizuar nga Fabjola Hije.