Showbiz

Kjo ëmbëlsirë e Linda Fishtës që nuk piqet në furrë, është fiks ajo që na duhet në këtë vapë

Kjo ëmbëlsirë e Linda Fishtës që nuk piqet në

Mos prit fundjavën për të shpërkatur shtëpinë me aromë të mirë limonësh. Linda Fishta zbuloi recetën e një ëmbëlsire australiane “Lemon coconut slices” që nuk kërkon as pjekje, por që është fiks nga ato për verë.

Përbërësit për tavë drejtkëndëshe 25x25 cm:

250 g biskota të thata “Oro Saiwa” ose “Petit Beurre”

40 g arrë kokosi e grirë (miell kokosi)

lëkura e grirë në rende e 1 limoni organik

1 kuti qumësht i kondensuar (panda)

50 g gjalpë shumë i butë, si krem

1 lugë lëng limoni

Për glasenë sipër:

280 g sheqer pluhur

2-3 lugë lëng limoni

lëkurën e grirë në rende të 1 limoni organik

50-60 g gjalpë i butë, si krem, në temperaturë ambienti

2-3 lugë arre kokosi e grirë, për t’ia hedhur sipër

Përgatitja e bazës:

  1. Në një mikser, grijmë biskotat e i bëjmë si pluhur ose i fusim në një qese, të cilën e lidhim mirë dhe i shtypim me rrahësen e mishit ose me fundin e një gote. I hedhim në një tas dhe i përziejmë me arrën e kokosit.
  2. Në një tas tjetër, përziejmë gjalpin me qumështin e kondensuar, lëngun dhe lëkurën e limonit. Shtojmë pluhurin e biskotave dhe i përziejmë me spatul ose me lugë druri. E hedhim brumin e përftuar në tavën ku kemi shtruar letër furre, lagim duart dhe e shtypim mirë me dorë për të krijuar një bazë sa më të drejtë, e lëmë te ngrirja në frigorifer për 30 minuta ose në frigorifer për 1 orë.

Përgatitja e glasesë: përziejmë me pirun sheqerin pluhur me lëngun e limonit, lëkurën e limonit dhe gjalpin.

E shpërndajmë mbi ëmbëlsirën kur ajo të ketë arritur kohën e ftohjes, e spërkasim sipër me arrë kokosi dhe ëmbëlsira është gati për t’u shërbyer në kuadrate.

Është më e mirë të nesërmen. E ruajmë në frigorifer.

Shënim: nëse zëvendësojmë biskotat me ato pa gluten, mund të konsumohet dhe nga personat që janë intolerantë ndaj glutenit.

[caption id="attachment_395069" align="aligncenter" width="606"] Linda Fishta, foto nga Instagrami[/caption]

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije marrë nga Linda Fishta