Art dhe Kulturë

Kjo humbje e parakohshme! Politika fjalë të ndjera për vdekjen e aktorit Xhevdet Feri

Kjo humbje e parakohshme! Politika fjalë të ndjera për vdekjen e

Ndarja nga jeta e aktorit Xhevdet Feri ka tronditur opinionin publik, të afërm, miq kolegë dhe politikanë. Në postimet e tyre, presidenti Meta, kryeministri Rama, Zv. kryeministri Erion Braçe e të tjerë kanë shprehur hidhërimin e thellë për vdekjen e aktorit 59 vjeç. Ai vuajti vetëm pak javë nga një sëmundje e rëndë që ia mori jetën shpejt. Aktori i mirënjohur luajti përgjithësisht në rol protagonist në shumë filma të njohur shqiptarë me të cilët u rritëm.

Presidenti Meta:

Me hidhërim të thellë mësova lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të aktorit të mirënjohur dhe një prej personaliteteve më të shquar të kinematografisë dhe filmave shqiptarë më të dashur për ne, Xhevdet Ferri.

Si për të gjithë artdashësit dhe simpatizantët e Tij të shumtë, kjo humbje e parakohshme dhe e pazëvendësueshme më ka prekur thellë.

Mjeshtri i Madh i filmit, por edhe i teatrit, Xhevdet Ferri do të mbahet mend përherë për rolet dhe personazhet karakteristike, të luajtura me aq talent dhe mjeshtëri të rrallë, për të cilat meritoi të gjithë respektin, vlerësimet dhe simpatinë, nga shumë breza, duke na lënë pas një trashëgimi të vyer në kinematografi.

Duke ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e këtij artisti të madh, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë bashkëpunëtorëve.

Kujtimi i Tij do të mbetet i paharruar!

Edi Rama: LAMTUMIRË XHODË! S’KAM FJALË?

 

Zv/kryeministri Erion Braçe: 

#XHEVDETFERRI SHUHET,

POR NUK IKEN!

JA KU DO JETE KETEJ E TUTJE!

Në kërkim të kujt – (2009) si Prokurori,

Gjallë – Alive! (2009) si Zefi,

Time of the Comet (2007) si babai Anjezes,

Gjoleka, djali i Abazit (2006) si shoferi kamionit,

Saimir – (2004) si Edmondi,

Dasma e Sakos – (1998) si Sako,

Loin des barbares – (1994) si refugjati,

Vitet e pritjes – (1990) si Gjoni,

Treni niset në shtatë pa pesë – (1988) si Martini,

Përrallë nga e kaluara – (1987) si Trimi,

Dhe vjen një ditë – (1986) si Gori

Hije që mbeten pas – (1985) si Agroni,

Vendimi – (1984) si Sadriu,

Fushë e blertë fushë e kuqe – (1984) si Petriti,

Besa e kuqe – (1982) si Pali,

Era e ngrohtë e thellësive – (1982)

Gjurmë në kaltërsi – (1981 si Astriti,

Sketerre 43 – (1980) si Arjani,

Vëllezër dhe shokë – (1980 si Marko!

MOS QANI PER TE!

DUARTROKITENI FORT PER VEPRAT E TIJ!

https://www.instagram.com/p/B7Y9c3unGlX/?utm_source=ig_web_copy_link

 

Kush ishte Xhevdet Ferri

Xhevdet Ferri ka lindur në 26 Nëntor të vitit 1960 në qytetin e Durrësit. Në 1982 diplomohet në Akademinë e Arteve dega e drames dhe më pas mbetet pedagog i mjeshterise se aktorit në këtë Akademi. Vazhdon karrierën akademike deri në detyrën si Dekan i Fakultetit të Artit Dramatik pranë kësaj Akademive.

Ka interpretuar në rreth 30 role në kinematografi e teatër. Ne teater ka interpretuar pak role, por suksesin me te madh si aktor ai e ka arritur ne filmin artistik (rreth 13 role).

Pothuajse ne te gjitha filmat ka qene ne rolin e protagonistit

Deputon ne vitin 1980 ne “Sketerre `43” si Arjani dhe po ate vit ne “Vellezer dhe shoke” duke rene ne sy per rolin e Markos. 5 vjet me vone , ne v. 1985 do te behet i njohur me interpretimin e rolit te Agronit ne filmin e dyte te tij “Hije qe mbeten pas”. Ne misherimin qe i beri figures se Gorit ne filmin tjeter “Dhe vjen nje dite” , me te cilin u nderua me medaljonin e festivalit, me 1986, bie ne sy cilesi te tjera interpretative si natyrshmeria, qetesia dhe thjeshtesia shoqeruar nga karakteri drejtperdrejt i te vepruarit. U dallua per nje individualitet te vecante aktoresk. Role te tjera te spikatura per aktorin Xhevdet Ferri jane edhe ai i Artanit ne “Sketerre 43`” (1980); Pali ne “Besa e kuqe” (1982); Sandri ne “Vendimi” (1984); trimi ne “Perralle nga e kaluara” (1987); Martini ne “Treni niset ne 7 pa pese” (1988); Gjon Kadri ne “Vitet e pritjes” (1990);

Me rolin e Sakos, ne filmin “Dasma e Sakos” (1998), Xhevdet Ferri arrin serish ne nje pike te larte artistike te interpretimit. Aplikoj me sens aktorial heshtjen emocionale, ku syri i ngulur, disi i turbullt e persiates shoqerohet nga nje ndjenje e brendeshme, por se jashtmi e vetepermbajtur. Spikat per gershetimin e rrafsheve emocionale e veprimimeve vrulluese me ato te nje natyre ne dukje flegmatike, sakaq meditative dhe te paqta.

Ka xhiruar si rregjizor edhe filmin “Tradheti bashkeshortore” ku interpreton edhe rolin e burrit, njerin nga tre rolet kryesore.

Nga vitet 1995-1999 ishte drejtor i Qendres Kombetare te Kinematografise, duke e marre serish kete post ne vitin 2006. Ndersa ne vitet 1999-2001 ishte drejtor i Teatrit Kombetar. Eshte specializuar në fushën e “Menaxhimit të Institucioneve Artistike” në Amsterdam e Oxford. Në periudhen kohore 1996 – 1998 ishte deputet i PD-se në Kuvendin popullor. Ne vitin 2004 është bashkëthemelues i Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë duke qenë edhe Kryetari i pare i kësaj Shoqate. Aktualisht përveç impenjimit në (QKK) është edhe pedagog në Shkollën e Filmit dhe Multimedias “Marubi”. Xhevdet Ferri është i martuar me aktoren Rozeta Ferri./ Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/xhevdet-ferri-nje-jete-si-protagonist/