SPORT

Klose nuk besonte se Strakosha do të bëhej portier i parë te Lazio

Klose nuk besonte se Strakosha do të bëhej portier i parë te

Thomas Strakosha është portieri i parë i skuadrës italiane, Lazio.

Portieri shqiptar është bërë shumë i rëndësishëm dhe ndër më të mirët në Serie A.

Por legjenda gjermane Miroslav Klose ka thënë se nuk ka besuar që një ditë Strakosha do të bëhej portieri i parë tek Lazio.

Klose ka deklaruar se do të vendoste bast gjithë shpenzimet e tij që kjo gjë nuk do të ndodhte.

“Befasia e vërtetë për mua është Strakosha, kur unë isha atje, ai ishte portieri i tretë dhe sinqerisht do të kisha vënë bast të gjitha kursimet e mia, se ai nuk do të mund të bëhej titullar”.

“Nuk tregonte siguri, por ai tregon se duhet të japim hapësira për të rinjtë dhe t’u japim atyre kohë për t’u rritur”, tha Klose.

Përveç që po mbron rregullisht tke Lazio, Strakosha është i rëndësishëm edhe tek Kombëtarja e Shqipërisë. /XH.K