Kombinohu me Emin

10 veshjet dhe aksesorët që nuk duhet të mungojnë në dollapin tënd

10 veshjet dhe aksesorët që nuk duhet të mungojnë në

Teksa tendencat vijnë dhe shkojnë, ka disa veshje të domosdoshme që do të rrinë në dollapin tuaj përgjithmonë. Gjithçka që ka të bëjë me gjërat themelore, janë ato veshje të cilat nuk do të keni nevojë të kaloni asnjë sekondë duke u shqetësuar a kanë dalë nga moda apo jo!? Kur bëni pazaret tuaja për veshjet kini gjithmonë parasysh: Do blej të gjitha veshjet e trendeve të fundit. Veshjet që keni  fillojnë t’ju duken të vjetra dhe ju sigurisht nuk i vishni më. Mamaja ime duke pasur më shumë se 20 vite eksperiencë në fushën e saj për modën nuk është e këtij mendimi. Ajo thotë: Kur bëhet fjalë për ndërtimin e një gardërobe të vlefshme duhet të investoni në disa veshje themelore që nuk do të dalin kurrë nga moda, si p.sh.: këmisha e bardhë, xhaketa e shumë të tjera. Plotësimi i garderobës suaj me elemente të tilla ju bën që gjithmonë të keni diçka elegante për të veshur. Sigurisht kjo nuk do të thotë që të hiqni dorë nga blerjet e trendeve të fundit, patjetër që mund të blini disa elemente interesante sa herë që të dëshironi, por ka disa veshje që duhet t'i keni në garderobën tuaj.

10 veshjet dhe aksesorët që nuk duhet të mungojnë në

Linku për porosi

Xhaketa apo xhaketa elegante klasike nuk është vetëm elegante, pasi në vitet e fundit ajo është cilësuar më shumë për stilin që karakterizon. Zgjidhni atë xhaketë klasike, minimaliste, por jo monotone si kjo nga “The Frankie Shop”.

10 veshjet dhe aksesorët që nuk duhet të mungojnë në

Linku për porosi

Me siguri në dollapin tuaj mungojnë këmishat, por mbase thjesht ju mungon këmisha klasike e bardhë me kopsa. Është e përshtatshme për ata që kanë stilin klasik dhe elegant në të njëjtën kohë. Unë kam zgjedhur këtë nga “Zara”.

10 veshjet dhe aksesorët që nuk duhet të mungojnë në

Linku për porosi

Si të mos i përmendim xhinset? Çdokush do t'i donte një palë xhinse të mira. Xhinset janë shumë më tepër sesa një element i rastësishëm (casual). Është një element që mund ta përdorni në çdo stinë. Sigurisht ju do të ndiqni trendet dhe do t'ju duhen një palë atlete të larta ose (loafers) klasike për t'i kombinuar. Kam zgjedhur këto deri në kyçin e këmbës nga “Citizens Of Humanity”.

10 veshjet dhe aksesorët që nuk duhet të mungojnë në

Linku për porosi

E zezë, lëkurë, e gjerë ose e ngushtë pas trupit, një element i rëndësishëm në dollapin tonë është xhaketa.Trendet ndryshojnë por xhaketa e lekurës mbetet e domosdoshme pavarësisht gjithckaje. Xhaketa e lëkurës është e mahnitshme kur kombinohet me fustanin e shkurtër me dekoltenë e hapur. Kam zgjedhur klasiken nga “Saint Laurent”.

10 veshjet dhe aksesorët që nuk duhet të mungojnë në

Linku për porosi

E butë, e ngrohtë, e plotë, me jakë golf është një simbol i feminilitetit. Mendojeni si një dhuratë ditëlindjeje për veten tuaj. Gjëja më e mirë është ta zgjidhni atë në ngjyrën e zezë në mënyrë që ta përdorni me kalimin e viteve duke e kombinuar me të gjitha ngjyrat. Si kjo nga “Falconeri”.

10 veshjet dhe aksesorët që nuk duhet të mungojnë në

Linku për porosi

Tani le të flasim për (loafers) këpucët ose pantoflat më të rehatshme. Një këpucë të sheshtë do ta donin të gjithë sidomos kur bëhet fjalë për mokasinat të cilat janë plot stil. Ato mund të shkojnë me çdo gjë nga xhinset deri tek fustanet. Kam zgjedhur këto nga “Chloe”.

10 veshjet dhe aksesorët që nuk duhet të mungojnë në

Linku për porosi

Kemi ardhur tek çantat, aksesori më i preferuar nga femrat. Por cilat janë modelet e domosdoshme për në dollapin tuaj?! Gjithmonë varet nga stili dhe rastet që ju mund të keni, por për përditshmërinë tuaj padyshim që e duhura do të jetë kjo nga “Celine”.

10 veshjet dhe aksesorët që nuk duhet të mungojnë në

Linku për porosi

Një tjetër element që duhet ta keni me patjetër, sepse shkon me të gjitha stilet dhe të mban shumë ngrohtë është pardesyja. Më mirë do të ishte të shpenzoni pak më shumë, por të zgjidhni një model të prerë mirë në mënyrë që mund të zgjasë me vite. Me atlete ose taka, fustane ose xhinse, pardesyja nuk do t’ju lërë kurrë në baltë. Kam zgjedhur modelin klasik nga “Burberry”.

10 veshjet dhe aksesorët që nuk duhet të mungojnë në

Linku për porosi

Për sa u përket takave, ju me të vërtetë nuk mund të gaboni me stilin klasik me platform, të cilat në të vërtetë janë të rehatshme dhe që mund të shkojnë me të gjitha llojet e ndryshme të veshjeve. Ju gjithashtu duhet të fokusoheni në zgjedhjen e diçkaje më të vecantë dhe elegante si këto nga “Prada”.

10 veshjet dhe aksesorët që nuk duhet të mungojnë në

Linku për porosi

Elementi i fundit dhe më kryesori i çdo dollapi që e rishikojmë nga çdo stilist, në çdo koleksion të ri është palltoja. Nuk mund të mungojë palltoja klasike me ngjyrë deveje, një model i përjetshëm që do t’ju sjellë ngrohtësi dhe elegancë në ato ditë të ftohta dimri. Sigurisht ju mund ta zëvendësoni ngjyrën e devesë me të zezën ose kremin. Ju nuk mund ta imagjinoni sa do ta përdorni. Unë kam zgjedhur klasiken nga “Max Mara”.