Camille është ikona e vërtetë e modës në 'Emily in Paris'

Nga Emi Seiti/ Mes pamjeve të ekzagjeruara, të zhurmshme të Emily-s, bie në sy interpretimi i stilit francez të Camille. Emily In Paris dhe veshjet e saj joreale që ne gjithsesi i duam ato veshje, u rikthye në një sezon të dytë këtë vit dhe unë tashmë e kam marrë një vendim të rëndesishëm. Emily Cooper mund të jetë personazhi kryesor, por janë veshjet e Camille që marrin gjithë vëmendjen e publikut.
Për mendimin tim Emily nuk do të shëndrrohet kurrë në një pariziene të rafinuar, ndryshe nga Audrey Hepburn e plot ikona franceze të modës. Edhe në sezonin e dytë ajo ka një bollëk kombinimesh të guximshme, ngjyra të ndezura, taka të larta me platformë, dorezat e lëkurës që janë absolutisht të pakuptimta. Ndërsa Emily vazhdon ti lërë veshjet e saj të bertasin për të, Camille është krejt ndryshe, një ndryshim përrallor në stilin parizien. Nuk shoh ndonjë evolucion nga Emily këtë sezon të dytë fatkeqësisht.
Personazhi i Camille është emblema e elegancës pariziene dhe kjo gjë është kuptuar që në sezonin e parë. Stili i saj së bashku me atë të Sylvie na lënë pa fjalë.
Camille vesh pjesë ikonike të stilit francez me një shije bashkohore, herë pas here skenografike por sigurisht të rafinuara.
Ashtu si xhaketa, e preferuara e femrave franceze. Camille vesh një xhaketë sportive max Valentino dhe me këpucë nga Roger Vivier.
“Punctuates” look-un e saj i shkel syrin imagjinatës pariziene, si canta kovë e firmosur nga marka franceze ‘Patou’ ose një cantë udhëtimi “LongChamp” një nga modelet e preferuara të parizienëve.
Vishni veshje me vija, por në një version më casual, me një pulovër të prerë dhe xhinse të gjera siç ka bërë dhe Camille.
Kur bëhet fjalë për një rast të vecantë, zgjidhni ngjyrën e zezë, sic bën cdo pariziene. Një fustan i zi i vogël nga “Saint Laurent” joshës dhe cool. Ose një jumpsuit lëkure nga Isabelle Marant.
Një moment i rrallë me ngjyrë të kuqe?! Camille?! Ah, po ajo është me pushime dhe i lejohet të dali nga korniza e saj njëngjyrëshe për një moment nëse ajo dëshiron.