Kombinohu me Emin

Çfarë rëndësie ka kostumi tek një grua?!

Çfarë rëndësie ka kostumi tek një grua?!

Sot ka një kostum për çdo grua dhe për çdo rast. Veshjet e grave profesioniste janë të gjalla dhe të fuqishme. Kostumet e saj nuk janë më të dizenjuara, për t`u shkëputur nga fakti që ajo është një grua, por përkundrazi theksojnë se kush është si individ.

Disa thonë: Po, do vesh një kostum sepse është mënyra e vetme për të treguar një pamje të besueshme biznesi. Por ka dhe disa që thonë: Nuk mund ta mendoj veten duke veshur një kostum në këto kohë!

Tek ky artikull dua të them se: Kostumet me pantallona nuk kanë asnjë lidhje me idenë dhe dëshirën për t`u dukur si një burrë! Në vend të kësaj, ato janë një simbol i autoritetit, elegancës dhe shijes së mirë që duhet të rezervohen për raste të rëndësishme dhe të etiketuara. Dhe nuk është çështja e mohimit të feminitetit të dikujt. Përkundrazi pse në çdo faqe të parë të Instagramit tonë, story të vajzave të “Hollivudit” portale apo dhe poste flisnin vetëm për kostumin e bardhë të “Kamala Harris”. Ajo nuk ka lënë gjurmën më të vogël të dëshirës për t`u dukur si një burrë, dhe as dëshirën për të fshehur gruan tek ajo.

Dukej sikur e gjithë fitorja e Amerikës i takonte vetëm asaj dhe kostumit që kishte veshur.

Në të vërtetë femra shkëlqen gjithmonë përmes atyre xhaketave, si edhe vetë “Kamala Harris”, të veshura në një mënyrë që askush nuk do ishte në gjendje.

Më poshtë kam përgatitur tre kombinime kostumesh për ju pasi si një person që është rritur me xhaketa dhe që i do shumë ato do të fliste një ditë për to.

Çfarë rëndësie ka kostumi tek një grua?!

Kombinimi i parë ka të bëjë pikërisht me fjalën modë! Ky kostum është për atë rastin e etiketuar siç ju thashë edhe më sipër. Në vendin ku ju do të shkoni me këtë kostum jam e bindur që të gjithë do lënë kokën pas jush! Ngjyrat në këtë kostum janë të guximshme dhe të gjalla, e kuqe dhe çiklamin. Kur them të guximshme e them pasi besoj se nuk ka ndonjë nga ju që e vesh për përditshmëri këtë kostum.

Çfarë rëndësie ka kostumi tek një grua?!

Kjo veshje është për atë ditën kur jeni në punë, por në darkë iu thërrasin përsëri për një darkë pune. Punë e rastësishme do e quaja pasi ky kostum është i përshtatshëm për në zyrë si dhe një natë jashtë. Sigurisht mund të vishet dhe vetëm si kostum i thjeshtë por po të doni mund t`i shtoni dhe disa elementë të tjerë si, kapelja, shalli etj.

Çfarë rëndësie ka kostumi tek një grua?!

Nuk do ta quaja kombinimin e tretë kostumin profesional të biznesit, por është afër me të kështu që pse jo... Kostumi profesional i biznesit është më konservatori i tufës dhe më i përshtatshmi për intervista pune, takime dhe kudo që ju nevojitet për të bërë një përshtypje të parë. Ky stil kostumi ka ekzistuar dhe shumë vite më parë dhe nuk i lë hapësirë individualitetit, është klasik, elegant dhe i përjetshëm.