Kombinohu me Emin

Fustane të gjata për look-un e festave 2021- Dëshira absolute për elegancë

Fustane të gjata për look-un e festave 2021- Dëshira absolute

Si mijëra nuancat e personaliteve femërore, ashtu janë dhe fustanet e gjata të koleksioneve të modës Vjeshtë-Dimër 2021-2022 të cilat për ne janë burim frymëzimi për pamjet e festave. Secila me natyrën e vet, do të jetë praktikisht e pamundur të vëzhgosh këto fustane të mrekullueshme gjithmonë nga e njëjta perspektivë.

Fustane të gjata për look-un e festave 2021- Dëshira absolute

Fustane të gjata për look-un e festave 2021- Dëshira absolute

Fustane të gjata për look-un e festave 2021- Dëshira absolute

Shumë tendenca kanë dalë nga sfilatat e javëve të mëparshme të modës, të cilat janë gjithashtu dhe veshjet të cilat do t`i shohim këto Krishtlindje dhe këtë Vit të Ri. Temina, kadife, mëndafsh, copa të shndritshme etj. Veshjet besnike të elegancës do të jenë padyshim fustanet e gjata.

Në sfilatë në Alberta Ferretti, teminat ishin zemra rrahëse e feminitetit, si në fustanet ngjyrë gold deri tek ato të zeza. Velvet nga ana tjetër është eksploruar aq bukur nga Giorgio Armani, në një riinterpretim klasik dhe elegant të asaj elegance që kurrë nuk kishte nevojë të bërtiste apo të shfaqej. Ndërsa nga koleksioni i Fendi-t sillet një mësim se si të veshim fustanin e gjatë silk.

Fustane të gjata për look-un e festave 2021- Dëshira absolute

Fustane të gjata për look-un e festave 2021- Dëshira absolute

Fustane të gjata për look-un e festave 2021- Dëshira absolute

Fustane të gjata për look-un e festave 2021- Dëshira absolute

Ndër fustanet e gjata për look-un e festave 2021 bie në sy gjithashtu edhe tendenca e tylit. Giambattista Valli ka qëndruar minimaliste në stilin e saj, por e ka përdorur këtë material. Nuk duhet përjashtuar ajo cka ka bërë stilistja Maria Grazia Chiuri për Dior: fustani i mbrëmjes par excellence është krijimi i jashtëzakonshëm në ngjyrën plotësisht dhe tërësisht të kuqe. Një fustan i gjatë i kuq, bust, në formë zemre, tyl.