Kombinohu me Emin

Kush tha që e zeza nuk bën për verë?

Kush tha që e zeza nuk bën për verë?

Vapa e verës mund të nxjerrë anët e mira dhe të këqija të stilit tuaj personal. Temperaturat e larta dhe lagështia mbytëse të sjellin dhimbje koke dhe sidomos kur veshja është me nuanca të errëta ose më saktë ngjyra e zezë. E zeza është vlerësuar gjithmonë për elegancën e saj dhe rehatinë që na ofron, por disa thonë që nuk është zgjedhja e duhur për në verë, megjithatë unë mendoj se ajo mund të vishet gjatë gjithë vitit.

Kush tha që e zeza nuk bën për verë?

E zeza nuk duhet të hiqet kurrë nga dollapi juaj, duhet të rri gjithmonë aty, me një arsye tepër të fortë si stilistët më të talentuar dhe të famshëm si Yves Saint Laurent etj nuk e kanë hequr kurrë nga sfilatat e tyre të verës, ngjyrën e zezë. E zeza ka marrë një reputacion shumë të keq kur bëhet fjalë verën, duke qenë se thith energjinë atmosferike, dhe përcon nxehtësi nga trupi jonë. Por ajo është shumë elegante dhe ne nuk duhet të heqim dorë prej saj.

Kush tha që e zeza nuk bën për verë?

Doni të jeni elgante dhe bukur, e zeza është gjithmonë zgjedhja e duhur thotë, “Diletta Bonaiuti”. Nëse jeni duke u veshur për një ditë të gjatë në plazh, apo darkë me miqtë ne restorantin tuaj të preferuar, padyshim që me të zezën do të dukeshit e përsosur. Plotësojeni pamjen tuaj me bizhuteri ngjyrë ari dhe sandale të larta.

Kush tha që e zeza nuk bën për verë?

Modeli i flokëve është tej mase i rëndësishëm kur bëhet fjalë për ditën tuaj në plazh, do të preferoja vetëm një bishtalec të kapur, pasi duhet të jeni sa më e thjeshtë gjatë një dite në plazh pasi ju ndihmon veshja me këtë rast.

Dita në fshat apo në qytet mendoj se do i duhej me patjetër një kapelë elegante.

*Linku për porosi