Kombinohu me Emin

Në valixhen e verës!

Emi e do të bukurën, i pëlqen moda, lexon Vogue dhe Elle. Do ngjyrat, por adhuron ‘Bardhezinë’ dhe ka një talent të lindur për të kombinuar. Ajo shkon nëpër faqet më të famshme të modës dhe është në gjendje të zgjedhë kombinacione që vetë nuk i bën dot por kur i sheh, thua:- Ja kështu do e kisha veshur. Po vetë pse s’di ta gjej? Epo, nuk mund t’i dimë të gjitha, dhe për këtë kemi blogun e Emit në Tiranapost.al

Në valixhen e verës!

Nga Emi Seiti/ Unë jam Emi. Jam 15 vjeç. Më pëlqen shumë moda dhe lexoj çdo artikull nga Vogue. Kam arsye të forta që jam kaq e lidhur me stilin e veshjes, por do njihemi ngadalë.

Në valixhen e verës!

Në valixhen e verës!
Emi Seiti

Më pëlqen shumë të bëj kombinime, dhe meqë Tiranapost më kërkoi ta bëj edhe për blogun e tyre, thashë pse jo?

Si fillim dua të flasim për verën e cila ka vonuar pak. Pikërisht atëherë kur kishim aq nevojë për të, por ajo do të vijë dhe veshjet e diellit do t’i nxjerrim nga dollapi, por sigurisht edhe duke bërë blerje të reja. Moda ndryshon. Dihet.

Tani për vajzat që po ëndërrojnë për verën.

Të veshura thjesht me rroba banje dhe të mbuluara me dritën e fortë të diellit. Kam zgjedhur “swimsuit” të Anemone e cila është një ëndërr e dashuruar me stilin vintage. Me një siluetë të cilat i japin nyje të mrekullueshme. Mendoj se këtyre “swimsuit” do t’i shkonte kapelja kovë e Loeëe, e cila u krijua në një vend diellor në Spanjë dhe bëri bujë po atje, duke hyrë shumë në modë. Këtë çantë e gjeni të propozuar në çdo faqe online veshjesh, Mytheresa, Shopbop, Moda Operandi, Luisa via Roma.

Në valixhen e verës!

Linku i kombinimit

Ajo është e printuar me ngjyra vibrante, e cila gjithashtu ka dhe çantën që është një mënyrë për të kënaqur syrin. E mbuluar nën printimin e luleve, që është gjithashtu një trend i këtij viti. Kush nuk i do lulet në verë?! Natyra ka vendosur për to në mijëra vjet që kanë stinën.

Këtij kombinimi nuk duhet t’i mungojë këmisha e bardhë (unë i adhuroj këmishat e bardha) e freskët nga koleksioni i Valentino Le Blanc. Ndërsa këto “slides” të bardha nga Saint Laurent janë një “masterclass” në mosekzistencën elegante. Të veçantat e këtyre “slides” janë vijat e lakuara të cilat janë shirita-shirita. Aksesori i fundit dhe jo më pak i rëndësishëm pasi nuk jetojmë dot pa to në ditët e nxehta të verës janë syzet. Kam zgjedhur këto syze dielli nga Celine pasi kanë një kombimin retro-elegant dhe është kombinimi perfekt për këtë veshje.

Më poshtë mund të gjeni edhe disa kombinime të tjera për plazh. Ku ta gjeni veten.

Në valixhen e verës!

Linku për porosi

Në valixhen e verës!

Linku për porosi

Në valixhen e verës!

Linku për porosi

Në valixhen e verës!

Linku për porosi

Në valixhen e verës!

Linku për porosi

Në valixhen e verës!

Linku për porosi

Linqet ku mund t’i gjeni, janë po ashtu këtu.

Shijoni verën, vishuni sa më bukur dhe si t’ju shkojë.