Kombinohu me Emin

Pantallonat e shkurtra-veshja e verës 2020

Pantallonat e shkurtra-veshja e verës 2020

Tendencat e modës vijnë dhe shkojnë, por pantallonat e shkurtra mbeten gjithmonë veshja kryesore e verës. Mendoni se pantallonat e shkurtra janë vetëm për në plazh?!

Në fakt, jo! Pantallonat e shkurtra mund t’ju shoqërojnë nga mëngjesi në darkë, nga qyteti në det, nga puna në një darkë kokteji dhe në shumë vende të tjera. Për mendimin tim, pantallonat e shkurtra verore duhet të jenë sa më të lehta, por të kenë stil dhe sigurisht të jenë të rehatshme dhe të kollajshme për t’u veshur. Mamaja ime ka teorinë e saj për pantallonat e shkurtra: “Nëse i keni këmbët, pse të mos i vishni këto pantallona.”

Dhe të veshësh pantallona të shkurtra është po aq e thjeshtë sa dhe teoria e saj.

Pantallonat e shkurtra-veshja e verës 2020

Jo të gjithë janë tifozë të pantallonave të shkurtra, prandaj unë po ju jap një mundësi për pantallona pak më të gjata.

Pantallonat e shkurtra-veshja e verës 2020

Linku për porosi

Kjo veshje që kam zgjedhur është për vajzat që janë në punë gjatë verës dhe për të mos u veshur me pantallona të gjata kam zgjedhur stilin e pantallonave “bermuda” për ju. Kam zgjedhur këto pantallona të shkurtra nga “Max Mara”, me bel të ngritur dhe të gjata deri sipër gjurit. T’i tregojnë këmbët elegante dhe janë pantallonat ideale për të shkuar në punë.

Pantallonat e shkurtra-veshja e verës 2020

Linku për porosi

Këto pantallona kam zgjedhur t’i kombinoj me këtë xhaketë përsëri nga “Max Mara” e cila është stili modern i një siluete të viteve ‘80.  

Pantallonat e shkurtra-veshja e verës 2020

Linku për porosi

Kam përzgjedhur për këtë kombinim dhe këtë kanotierë në versionin bezhë, nga “Goldsign”.

Pantallonat e shkurtra-veshja e verës 2020

Linku për porosi

Ndërsa kjo çantë dore nga “Saint Laurent” e krijuar nga lëkura e butë dhe me këtë ngjyrë në nuancat e bezhës është idealja për këtë veshje. Këto taka elegante (pumps) nga “Gianvito Rossi” kanë një dizajn minimalist dhe ngjyra e tyre shkon me gjithçka.

Pantallonat e shkurtra-veshja e verës 2020

Linku për porosi

Tani do ju zbuloj dilemën se cilat pantallona të shkurtra janë perfektet për një natë kokteji.

Pantallonat e shkurtra-veshja e verës 2020

Do të ngelemi përsëri te stili “bermuda”.  Kam zgjedhur këto pantallona të bardha nga “Victoria Beckham” të cilat kanë një strukturë që përshtaten për çdo rast.

Pantallonat e shkurtra-veshja e verës 2020

Linku për porosi

Kjo xhaketë nga “Peter Do”, sërish ngjyrë e bardhë, është e krijuar nga materiali inovativ dhe është tejet e butë. Është një xhaketë elegante dhe moderne në të njëjtën kohë.

Pantallonat e shkurtra-veshja e verës 2020

Linku për porosi

Këto sandale nga “The Row” vërtetojnë se ndonjëherë modelet më minimaliste mund të kenë ndikim më të madh në veshjen tonë, dhe me sa duket qenka e vërtetë. Ato kanë shirita lëkure të zeza që ta tregojnë këmbën tejet elegante.

Pantallonat e shkurtra-veshja e verës 2020

Linku për porosi

Ndërsa kjo çantë supi ‘Francis’ nga “Mark Cross” është prodhuar nga lëkura e zezë dhe e butë dhe ka hapësirë të mjaftueshme vetëm për telefonin tuaj dhe për ndonjë shkëlqyes buzësh (lip-gloss). Gjithashtu, ka përdorim të dyfishtë, pasi mund të mbahet si çantë supi, me zinxhirin prej ari, ose mund ta mbani në dorë pa zinxhir.

Pantallonat e shkurtra-veshja e verës 2020

Linku për porosi

Kush nuk do të ndihet komfort me veshjen kur udhëton? Prandaj unë kam zgjedhur veshjen ideale për fundjavat.

Pantallonat e shkurtra-veshja e verës 2020

Të përkryera për muajt e verës janë këto pantallona të shkurtra me bel të lartë nga “Dolce Gabbana”, ato mund të rregullohen sipas preferencës tuaj rreth belit dhe janë perfekte për udhëtimet e gjata në makinë për fundjavën.

Pantallonat e shkurtra-veshja e verës 2020

Linku për porosi

Kam zgjedhur dhe këtë kanotierë ngjyrë pana nga “Goldsign”, që rri ngjitur në trup.

Pantallonat e shkurtra-veshja e verës 2020

Linku për porosi

Kjo çantë e madhe (tote) që mund të nxërë çdo gjë nga “Loewe” është e bërë nga kanavaca dhe është ngjyrë kremi. Bëjeni tuajën për udhëtimet e gjata.

Pantallonat e shkurtra-veshja e verës 2020

Linku për porosi

Kam zgjedhur dhe këto atlete ngjyrë pana nga “Jil Sander” të cilat janë tepër të rehatshme.

Pantallonat e shkurtra-veshja e verës 2020

Aksesori i fundit që kam përzgjedhur për këtë veshje është kjo kapelë xhins, të cilën e kam përdorur dhe në artikullin e kaluar, por aty e kam veshur me një fustan dhe këtu me këto pantallona.

Pantallonat e shkurtra-veshja e verës 2020

Linku për porosi