Për ata që do shkojnë për ski apo edhe thjesht do bëjnë një foto në fshatin turistik me dëborë

2020-ta mbaroi dhe 2021-shi erdhi. Të shpresojmë që të jetë më i mbarë dhe i bukur sesa viti që lamë pas. Të gjithë kanë preferenca të ndryshme se ku duan t`i kalojnë pushimet pas Vitit Të Ri, se duhen ca pushime pas pushimeve. Disa frekuentojnë vendet ekzotike dhe disa vendet e ftohta. Sot kam zgjedhur të flas për ato vajza që kanë dëshirë të ikin për të bërë ski, për natyrë e për foto në dëborë në këto ditë të para të vitit.
Të shkosh në një vend që ka dëborë dhe të mos të besh ski?! Hmm, paksa e çuditshme po më tingëllon. Gjithsesi ka shumë njerëz që shkojnë në vende me dëborë dhe nuk bëjnë ski, kështu që edhe nëqoftëse nuk jeni për të bërë ski jam e bindur se ka shumë restorante malore që mund t’ju ofrojnë orë të bukura.
SKI DAY:
Kjo pulovër nga “Cordova” është e inspiruar nga vitet ‘70 pasi shumë prej modeleve të “Cordova” kanë një ndjenjë retro. Një pulovër e rehatshme dhe e ngrohtë, e cila tek mëngët ka logon e markës dhe e bën më stil.
Pantallonat e skive të “Cordova” janë idealet për ju. Ato janë të veshura me një mbajtëse izoluese për t’ju mbajtur ngrohtë.
Bogner e di që pushimet alpine përfshijnë gjithçka, duke ecur në malet me dëborë deri tek skija, kështu që i bën stilet e çizmeve që t`i përshtaten çdo skenari. Këto çizme ‘Alta Badia” janë krijuar nga kamoshi dhe janë veshur me mbajtëse izoluese për të mbajtur këmbët tuaja ngrohtë.
Syzet e skive të “Dior” kanë fuqinë për të transformuar një pamje rastësore.
APRÈS SKI (Pas skive):
Kopsat me ngjyrën e arit të “Balmain” shfaqin në dukshmërinë më të mirë markën, lehtë mund të gabosh për logon e saj. Kjo pulovër është idealja pas skisë. Kam vendosur ta kombinoj me këto streçe nga “Perfect Moment” të cilat kanë fleksibilitet dhe komoditet. Ky stil është i përshtatshëm për t’ju mbajtur ngrohtë në temperaturat nën zero pasi janë me bel të lartë.
I specializuar për çizme, qëllimi i “Legres” është sqarimi në detajet edhe në stilet më klasike. Unë kam vendosur t`i vesh me streçe për të mos e bërë dhe aq serioze ‘Après Ski’.
Shalli i “Acne Studios” është i butë dhe aq i gjatë sa të mbështillet rreth qafës dy herë veçanërisht në ditët më të ftohta. Ngjyra e zezë e bënë të lehtë për t`u kombinuar me çdo veshje.
Për t`i shtuar paksa stilin veshjes kam zgjedhur dhe këto vëthë nga “Loren Stewart”.
Aksesori i fundit i kësaj veshjeje është kjo çantë e zezë e “Gucci”.
NIGHT LOOK (Look-u i darkës):
Pulovra e “Stella McCarteny” shkëlqen gjithnjë e më delikate në dritë. Është një pulovër e ngrohtë dhe e butë.
Kur bëhet fjalë për të investuar në një lëkurë të mirë, pantallonat e lëkurës së “Gucci” janë të parezistueshme. Ato janë me bel të lartë dhe të gjera në fund të këmbëve.
Palltoja ‘Labro’ e “Max Mara” është e përjetshme dhe elegante, duke e bërë atë një pjesë të mençur të investimeve ku do të ktheheni çdo dimër.
Këto çizme nga “Khaite” janë idealet për ato vajza të cilat nuk i duan takat e larta. Këto janë stil dhe mund të kombinohen më së miri me pantallonat e lëkurës.
Kjo çantë e “Balenciaga” është e krijuar nga lëkura e butë dhe është zbukuruar me një B të vetme për të treguar firmën. Idealja për darkat apo jo?