Kombinohu me Emin

Po sikur të vishemi me Zara këtë fundvit?

Po sikur të vishemi me Zara këtë fundvit?

Nga Emi Seiti/ I shkurtër, i gjatë, material i keq apo i mirë, për aq kohë sa ju shkëlqeni mos hezitoni dhe blijeni. Pavarësisht se unë nuk jam me mendimin e asaj që thashë më sipër, po ndihem pak kontradiktore me veten dhe me ju, por ajo cka doja të thoja ishte se shumë njerëz ashtu mendojnë dhe ashtu veprojnë dhe kjo nuk ka asgjë të keqe. Veshjet e Zara-s për pamjet e festave 2021 thërrasin së bashku me zhurmë tendencat më magjepsëse të modës: teminat. Dhe e bëjnë atë një trazirë elegante, e cila sjell shkëlqimin e saj maksimal jo vetëm për të reflektuar dritën, por mbi të gjitha, sepse janë fustane që karakterizohen nga prerje të përshtatura, të dizenjuara për të përmirësuar cdo siluetë.

Po sikur të vishemi me Zara këtë fundvit?

Linku për porosi

Po sikur të vishemi me Zara këtë fundvit?

Linku për porosi

Për dollapin e festave 2021, Zara ka menduar fustane të gjatë e të shkurtër për të plotësuar cdo kërkesë të cdo vajze. Nëse kodi i veshjes në festën tuaj është ngjyra e zezë totale, është mirë që ta respektoni atë. Fustani i gjatë dhe i ndezur, me teminat e argjendta që krijon një kontrast të sofistikuar është i duhuri. Mund ta kombinoni dhe me një xhaketë për ta bërë pak më (glamour).

Po sikur të vishemi me Zara këtë fundvit?

Linku për porosi

Po sikur të vishemi me Zara këtë fundvit?

Linku për porosi

Ngjyrat, janë pikërisht ato që marka Zara u delegon forcën për të shprehur gëzimin e festave të 2021-shit dhe dëshirën për të kërcyer dhe për të ngritur dolli gjithë natën. Fustani me temina prej ari konfirmon tendencën e modës Dimër 2021 në pamjen total të artë. Nga një këndvështrim tjetër dhe i ngjashëm, por më i gjatë dhe i papërshkrueshëm, është fustani blu pa mëngë. Këtu look-u i festës është ngjyra e njëjtë me atë të natës!

Po sikur të vishemi me Zara këtë fundvit?