Kombinohu me Emin

Pse pantoflat kanë zëvendësuar këpucët tradicionale këtë sezon?

Pse pantoflat kanë zëvendësuar këpucët tradicionale

Nga Emi Seiti/ Asnjëherë nuk e kemi besuar se pantoflat do të ishin ndonjëherë në modë. Pantoflat do të jenë elementi juaj më i rëndësishëm këtë sezon. Pantoflat tradicionale suedeze kanë frymëzuar shumë stilistë gjatë viteve. Ne i kemi parë ato tek Proenza Schouler, Bottega Veneta, Gucci, Jw Anderson dhe tani më së fundi dhe Hermes.

Pse pantoflat kanë zëvendësuar këpucët tradicionale

Pse pantoflat kanë zëvendësuar këpucët tradicionale

Të rehatshme dhe të lehta për t`u stiluar, po aq dhe elegante. Stilimi i këtyre këpucëve varet gjithmonë nga ju, por në rast se keni nevojë për sugjerim apo frymëzim, mund te shikoni Dark Academia për ndonjë ide. Vitet 90’ janë gjithashtu një kohë ku pantoflat janë veshur aq shumë, kryesorja është Cher nga “Clueless” .

Pse pantoflat kanë zëvendësuar këpucët tradicionale

Pse pantoflat kanë zëvendësuar këpucët tradicionale

Është provuar se pantoflat janë një këpucë e rehatshme dhe e përshtatshme për të gjithë muajt e vitit. Ju pyesni veten, kur dolën kaq shumë në modë këto këpucë, për mendimin tim ato janë kërkuar më së shumti pas shfaqjes së Hermes.

Pse pantoflat kanë zëvendësuar këpucët tradicionale

Në modë fjala chic, pothuajse është e tepruar, por këto Clogs nga Hermes ishin në fakt shumë shik. Elegante dhe të thjeshta, në ngjyrat bezhë, kafe e të zeza. Janë mënyra perfekte për të balancuar çdo veshje. Imagjinoni t’i vishni këto me një fustan veror gjatë verës 2022, tepër chic apo jo?!

Pse pantoflat kanë zëvendësuar këpucët tradicionale

Pse pantoflat kanë zëvendësuar këpucët tradicionale

Tiranapost.al