Që ditën e hënë ju bëjmë gati për veshjet e fundjavës. Këto janë tre stile që do ju shpëtojnë

Ndonjëherë ju duhet thjesht një ndryshim i pamjes tuaj. Sidomos në vitin 2020 ku njerëzit janë gjithë kohën në punë, shkollë apo kurse apo edhe takimet virtuale që mund të kenë. Kalimi i një fundjave larg përditshmërisë tuaj, do të ishte aq i bukur dhe më relaksues se kurrë më parë. Të udhëtosh gjatë pandemisë është paksa e rrezikshme, por një udhëtim nga qyteti në qytet me kujdesshmëri nuk do të ishte i pamundur. Më poshtë kam sjell tre kombinime për ju.
Rasti i parë do të ishte ai ku shoqëria na thotë: “Hajde ikim diku se u lodhëm, ngelëm në Tiranë”, dhe ju jeni plotësisht dakord me ta, por nuk e kishit shprehur këtë gjë. Kjo veshje është për atë njeriun sportiv të shoqërisë.
Duke zgjedhur një komplet streçesh nga “Tory Sport”. Për të mos zgjedhur një (hoddie) mendova se golfi mund të na mbante më ngrohtë.
Kam zgjedhur këtë nga “The Row”, e cila ka një ngjyrë pana dhe është e krijuar nga kashmiri i butë dhe i ngrohtë.
I krijuar për ski ishte ky xhup nga “Bogner”, por ajo nuk mund të përdoret vetëm për në ski pasi detajet elegante që e bëjnë atë të përdoret edhe për rastet e ndryshme që kemi planifikuar për në fundjavë.
Për t`i shtuar një aksesor kësaj veshjeje mendova të zgjidhja këtë kapuç ngjyrë pana nga “Maison Michel”.
Kombinimi i dytë do të ishte për të zbuluar një qytet ku nuk keni qenë asnjëherë më parë dhe doni të zbuloni gjithcka për të.
Elementët që do ju duheshin do të ishin një palë xhinse, të cilat unë i kam zgjedhur nga “Re/Done”, një pulovër e ngrohtë si kjo nga “Ralph Lauren”, një xhup i ngrohtë të cilin unë e kam zgjedhur nga “Moncler” , çizme të ngrohta dhe nga kush (brand) tjetër, sigurisht nga “Ugg”.
Dhe një çantë për të mbajtur solucionin e duarve, dy maska rezervë, pasi jemi në kohë pandemie, shishen e ujit dhe çdo tjetër që ju nevojitet gjatë një udhëtimi.
Kombinimi i tretë dhe i fundit do të ishte për një drekë brenda qytetit. Ju doni të ndiheni dhe rehat, por dhe stil njëkohësisht. Veshja që kam zgjedhur për ju është idealja për këtë rast.
Një mini-fund i shkurtër nga “Saint Laurent” , një golf i ngrohtë dhe i rehatshëm të cilin e kam zgjedhur nga “Joseph” , duke qenë se zgjodha mini-fund vendosa çizme të gjata për t`u dukur sa më (stylish).
Dhe elementi i fundit dhe më kryesori për mendimin tim do të ishte një pallto përsëri nga “Joseph”.