Kombinohu me Emin

Si të festosh dhe çfarë të veshësh në këtë Vit të Ri ndryshe nga çdo herë tjetër

Si të festosh dhe çfarë të veshësh në

Dhe për pak ditë dhe ne do të jemi pjesë e 2021-shit. Viti i Ri është pjesa më e bukur e vitit, apo jo? Pavarësisht se ky vit ka pasur plot vështirësi në jetët tona unë jam me parimin se “Është Viti i Ri, duhet festuar ashtu siç duhet, të vishemi bukur dhe të rrimë në shtëpinë tonë të ngrohtë me familjarët tanë”. Familja ime historikisht e ka festuar Vitin E Ri me shumë njerëz dhe do të jetë paksa e vështirë për ne këtë vit pasi nuk është e lejuar ta festosh me persona jashtë familjes. Unë ende shpresoj se disa nga të afërmit tanë mund të vijnë dhe të bashkohen me ne, por dhe nëse jo, Skype dhe Zoom janë aty për ne.

Gjithmonë më ka pëlqyer atmosfera e Krishlindjeve dhe e Vitit të Ri, më sjell një ndjenjë të papërshkrueshme. Vendi ku shpenzoj gjysmën e kohës sime gjatë festës është kuzhina, ndihmoj mamanë time me çdo gjë që i nevojitet, përgatis ndonjë recetë interesante që më ka pëlqyer. Përgatitja dhe dekorimi i tavolinës është pjesë e imja dhe të gjithë janë mësuar me këtë fakt tashmë. Sigurisht pjesën më të madhe të kohës më gjeni përballë dollapit dhe duke kërcyer me këngët e Mariah Carrey, Beyonce etj.

Për mendimin tim veshja duhet të perceptohet gjithmonë si lumturi, vajzat duhet të vishen sa më bukur dhe veshjet që i bëjnë të ndihen të sigurta në vetvete.

Si të festosh dhe çfarë të veshësh në

Një veshje që do ngjante gjithmonë bukur do të ishte e ashtuquajtura uniformë, domethënë veshje njëngjyrëshe. Do të preferoja ngjyrën e zezë. Fustan-këmisha nga “Attico” është krijuar për festat e fundvitit. Është prerë në një mënyrë të detajuar dhe të rehatshme.

Si të festosh dhe çfarë të veshësh në

Linku për porosi

Sandalet e “Christian Louboutin ” janë thjesht elegante dhe kombinohen në mënyrën më të përsosur me fustanet mini si fustani i mësipërm.

Si të festosh dhe çfarë të veshësh në

Linku për porosi

Këta vëthë nga Retrofête vijnë në çdo shkronjë të alfabetit dhe janë të përsosur për t’ia dhuruar vetes apo dhe ndonjë mikeshe.

Si të festosh dhe çfarë të veshësh në

Linku për porosi

Kjo veshje është për ju që doni të kërceni në çdo moment, madje edhe kur hani, çoheni nga tavolina për të kërcyer këngën tuaj të preferuar.

Si të festosh dhe çfarë të veshësh në

Kjo këmishë me xixa nga “Bottega Veneta” është bërë nga sateni paksa elastik dhe është mbuluar me tone shkëlqyese.

Si të festosh dhe çfarë të veshësh në

Linku për porosi

Një minifund i zi është bërë elementi kryesor i editorial-eve sezonale.

Si të festosh dhe çfarë të veshësh në

Linku për porosi

Ky nga “The Row” është ai që s`do e hiqni kurrë nga trupi.

Si të festosh dhe çfarë të veshësh në

Linku për porosi

Kjo paletë me ngjyrat më luksoze nga “Charlotte Tilburry” është idealja për këtë veshje.

Si të festosh dhe çfarë të veshësh në

Linku për porosi

Sandalet (purist) nga “Aquazzura” janë bërë nga lëkura e butë prej ari dhe janë këpucët perfekte për festa.

Si të festosh dhe çfarë të veshësh në

Kjo xhaketë nga “Retrofête” do të bëj zhurmë duke e veshur me pantallonat e shkurtra të po së njëjtës markë.

Si të festosh dhe çfarë të veshësh në

Linku për porosi

I krijuar nga sateni i zi, është mbuluar me kristale vezulluese në një model tepër tërheqës.

Si të festosh dhe çfarë të veshësh në

Linku për porosi

Ndërsa sandalet nga “Saint Laurent” kanë një dizanj minimalist që të kujton stilet e viteve ‘90.

Si të festosh dhe çfarë të veshësh në

Linku për porosi

Buzëkuqi i kuq do të ishte ideali për këtë veshje apo jo?!

Si të festosh dhe çfarë të veshësh në

Linku për porosi

Sigurisht ka dhe nga ato vajza që kanë shumë qejf të vishen bukur çdo natë të Vitit të Ri, por këtë vit nuk e ndjejnë ta bëjnë këtë gjë. Nuk lëvizin për të takuar familjen e tyre për shkak të situatës së keqe. Sigurisht ka zgjidhje veshjesh dhe për ju vajza. Këtë vit të qenit rehat është prioriteti i shumë vajzave. Ndizni disa qirinj, shkoni dhe mbushni vaskën me ujë ngrohtë dhe me kripëra ushqyese për trupin dhe sigurisht shikoni një film të bukur. “Skin” ka zgjidhjen ideale për ju vajza.

Si të festosh dhe çfarë të veshësh në

Këto tuta pambuku dhe kashmiri janë perfektet për të ndenjur ngrohtë.

Si të festosh dhe çfarë të veshësh në

Linku për porosi

Sigurisht në këtë set përfshihen trikoja dhe kanotierja.

Si të festosh dhe çfarë të veshësh në

Linku për porosi

Si të festosh dhe çfarë të veshësh në

Linku për porosi

Kaq ngrohtë dhe bukur! Këto papuçe nga “Porte&Paire” nuk janë një stil i lehtë për t’u lënë pas, jo vetëm që janë të buta dhe të rehatshme, por janë dhe mjaft elegante.

Si të festosh dhe çfarë të veshësh në

Linku për porosi