Kombinohu me Emin

Si të veshim një fustan në tri mënyra

Si të veshim një fustan në tri mënyra

Ne të gjjthë e pëlqejmë modën dhe duam që veshjet tona t’i veshim në kombinime të ndryshme. Shumë rroba të ofrojnë mundësi për t’i eksperimentuar me mënyra të reja, të shoqëruara me aksesorët tanë të preferuara.

Prandaj sot do t’ju tregoj se si mund të vishni të njëjtin fustan, duke e kombinuar me aksesorë të ndryshëm, për në plazh, për një shëtitje në qytet, për të ngrënë drekën dhe për në darkë apo ndryshe (the evening look).

Si të veshim një fustan në tri mënyra

Kam zgjedhur këtë fustan të bardhë me pika nga “Zara” i cili bie në një siluetë të lirshme dhe është ideali për të tria rastet që unë kam zgjedhur.

Ky kombinim është frymëzuar nga koleksioni Verë 2020 nga “Zara”.

Si të veshim një fustan në tri mënyra

Veshja për në plazh janë këto rroba banje ngjyrë të zeza, të thjeshta dhe tepër elegante (chic).

Si të veshim një fustan në tri mënyra

Ndërsa kjo çantë e punuar me dorë është e krijuar nga sateni i përdredhur në një ngjyrë bezhë natyrale që i jep një pamje boheme.

Si të veshim një fustan në tri mënyra

Ne thjesht i adhurojmë stilet e domosdoshme të kapeleve të diellit dhe ky stil klasik i kësaj kapeleje është ideali për pushimet tuaja.

Si të veshim një fustan në tri mënyra

Zgjedhja e duhur për në plazh janë këto pantofla të punuara nga lëkura e bardhë e lëmuar dhe me këtë stil ku ndërthurja e rripave krijon, me pak fjalë, një dizanj elegant.

Si të veshim një fustan në tri mënyra

Për të eksploruar qytetin kam zgjedhur që këtë fustan ta kombinoj me aksesorë të zinj.

Si të veshim një fustan në tri mënyra

Këto sandale nga “Valentino Garavani” të krijojnë ndjesinë e një vere të shkujdesur.

Si të veshim një fustan në tri mënyra

Ndërsa për çantë kam zgjedhur këtë çantë telefoni (phone pouch) nga “Burberry” e cila vërteton se nuk dukesh dhe aq hijshëm të ecësh duarbosh.

Si të veshim një fustan në tri mënyra

Aksesori i fundit që kam zgjedhur për këtë veshje janë këto syze të zeza nga “Yoshya” të cilat janë një stil retro-me një ngjyrë të përjetshme.

Si të veshim një fustan në tri mënyra

Kombinimi i fundit është për mbrëmjen.

Si të veshim një fustan në tri mënyra

Për t’u dukur sa më chic kam zgjedhur që këtë kombinim ta vesh me këtë çantë me një strukturë të përsosur nga “The Row”,e punuar nga kamoshi i butë e i zi.

Si të veshim një fustan në tri mënyra

Ndërsa këto sandale të zeza përsëri nga “The Row” tregojnë minimalizmin e firmës dhe njëkohësisht janë dhe tepër elegante.

Si të veshim një fustan në tri mënyra

Aksesori i fundit që kam zgjedhur për këtë veshje është kjo varëse nga “Chloé”.

Si të veshim një fustan në tri mënyra