Kombinohu me Emin

Si të vishemi “À la parisienne” këtë vjeshtë?

Si të vishemi “À la parisienne” këtë

Gjithmonë e kam parë stilin francez shumë tërheqës dhe rrëfej se ndonjëherë jam pak xheloze për vajzat pariziene, sepse ato kanë aftësi të jashtëzakonshmë për të pasur një pamje minimale, por gjithmonë elegante. Parisi është kryeqyteti i modës së lartë dhe është e pashmangshme që stili i vajzave franceze të ketë evoluar me kalimin e kohës, por ka tipare dalluese që nuk do të ndryshojnë kurrë dhe e bëjnë gjithmonë atë unike. Thelbi i stilit francez është më shumë në mënyrën se si i rregulloni rrobat dhe si i vishni ato, si hapni çantën, si kryqëzoni këmbët, janë gjërat e vogla që bëjnë diferencën. Te gratë franceze si fillim shikoni gruan dhe më pas shihni veshjen. Duke parë foto të vajzave franceze mund të thuhet se një nga motot që i identifikojnë ato është “Më pak është më shumë”. Më duhet të them se vajzat franceze duket se përqëndrohen më shumë në cilësinë e asaj që veshin sesa në sasinë, siç mendoj se duhet të bëjmë të gjithë. Të zotërosh stilin dhe elegancën nuk do të thotë të vendosësh bizhuteri dhe ngjyra për të treguar personalitetin tuaj. Shpesh eliminimi i një aksesori ju lejon t’u jepni më shumë personalitet atyre që mbeten për të kompozuar pamjen.

Si të vishemi “À la parisienne” këtë

Bluza me vija është një nga elementët kryesor të veshjeve të vjeshtës së vajzës franceze. Coco Chanel prezantoi në vitin 1813 bluzën me vija dhe aty u bë veshja më e njohur në botë dhe më pas u bë një pjesë ikonike që gjendet në dollapin e çdo vajze franceze.

Si të vishemi “À la parisienne” këtë

Unë kam zgjedhur ta kombinoj këtë bluzë nga “Nidia Sweater” me këto xhinse ngjyrë blu të çelët nga “Zara”.

Si të vishemi “À la parisienne” këtë

Linku për porosi

Si të vishemi “À la parisienne” këtë

Linku për porosi

Më pas kam zgjedhur këtë xhaketë sportive elegante nga “Ralph Lauren” e cila me thjeshtësinë e saj e bën këtë kombinim akoma dhe më elegant.

Si të vishemi “À la parisienne” këtë

Linku për porosi

Këto balerina të zeza “Minnie” nga “Tory Burch” janë të krijuara nga lëkura e butë e zezë dhe janë prerë në një siluetë për një përshtatje të rehatshme.

Si të vishemi “À la parisienne” këtë

Linku për porosi

“Celine Eyewear” ka krijuar këto syze dielli të rrumbullakëta në mënyrën më të përsosur, me një zbukurim transparent dhe me lentet ngjyrë kafe ku lejon të kontrolloni ekspozimin tuaj në diell.

Si të vishemi “À la parisienne” këtë

Linku për porosi

Ndërsa kjo çantë supi nga “Chloé” është një plus i rafinuar për çdo gardërobë dhe sidomos për dollapin francez. Çanta ka përdorim të dyfishtë dhe mund të përdoret edhe si çantë dore.

Si të vishemi “À la parisienne” këtë

Oh, fustani me lule! Fustani që vajzat franceze nuk jetojnë dot pa të. Kam zgjedhur këtë fustan-mini nga “Miu Miu” i cili ka atë hijeshinë vajzërore që ne e duam gjithmonë.

Si të vishemi “À la parisienne” këtë

Linku për porosi

Më pas kam zgjedhur ta kombinoj me këtë xhaketë lëkure të zezë nga “Alaïa e cila është idealja për këtë fustan.

Si të vishemi “À la parisienne” këtë

Linku për porosi

“Prada” ka krijuar këto sandale të përjetshme nga lëkura e zezë, duke siguruar një pamje elegante pa mundim.

Si të vishemi “À la parisienne” këtë

Linku për porosi

Si të vishemi “À la parisienne” këtë

Linku për porosi

Më pas kam zgjedhur këtë çantë të cilën e adhurojnë të gjithë nga “Jacquemus” ndryshe çanta e vitit.

Si të vishemi “À la parisienne” këtë

Linku për porosi

Pastaj ku do të shkonim pa buzëkuqin e kuq që e sheh në buzët e çdo vajze franceze. Duke mos pasur (make-up) në fytyrën e tyre atyre ju duhet te paktën një buzëkuq i errët.

Si të vishemi “À la parisienne” këtë

Bluzat e bardha ose gri të lehta janë një element tjetër kryesor i veshjeve franceze të vjeshtës.

Si të vishemi “À la parisienne” këtë

Linku për porosi

Unë kam zgjedhur të bardhën për këtë rast e cila është nga “Joseph”.

Si të vishemi “À la parisienne” këtë

Linku për porosi

Më pas kam zgjedhur këto xhinse të ngushta, të zeza nga “Zara”.

Si të vishemi “À la parisienne” këtë

Linku për porosi

Më pas kam zgjedhur këtë pardesy të thjeshtë ushtarake nga “Ivy&Oak” e cila është tepër elegante.

Si të vishemi “À la parisienne” këtë

Për këpucë kam zgjedhur të njëjtat si në kombinimin e parë nga “Tory Burch”.

Si të vishemi “À la parisienne” këtë

Linku për porosi

Aksesori i fundit që kam zgjedhur për këtë veshje është kjo çantë kovë me lëkurë ngjyrë (bordeaux) e cila ka dhe një rrip ku mund të mbahet si (shoulder bag) dhe mund ta mbani thjesht vetëm në dorë.