Kombinohu me Emin

Si të vishemi në Vjeshtë! Tri kombinime që janë gjithmonë Ok

Si të vishemi në Vjeshtë! Tri kombinime që janë

Vera mbaroi! E di se ndiheni pak të mërzitura dhe mendoni: “Sa shpejt që kaluan muajt?!” Është e vërtetë muajt kaluan sa hap e mbyll sytë dhe erdhi vjeshta- stina ku mundësitë e veshjes me stil janë të pafundme, sepse është periudha më e lehtë e vitit për përzierjen dhe përshtatjen e veshjeve nga stinë të ndryshme. Në vjeshtë mund të përfshijmë veshje dimri, vere, pranvere dhe të dukemi bukur. Nuk e besoj se te gjithë kanë një dollap posaçërisht për vjeshtën. Ndërsa kur vjen puna te vjeshta jam gjithmonë tifoze e xhaketave: janë të preferuarat e mia dhe sigurisht e njëjta gjë vlen dhe për pardesynë. Në këto tri kombinime jam munduar të shfaq stilin që më pëlqen më së shumti.

Si të vishemi në Vjeshtë! Tri kombinime që janë

Në ditët e para të vjeshtës, gjithçka që ju nevojitet është xhaketa për t’ju mbajtur ngrohtë nga mëngjesi deri në darkë (blazer).

Si të vishemi në Vjeshtë! Tri kombinime që janë

Linku për porosi

Asnjëherë nuk mund të gabohemi nëse veshim xhaketë dhe xhinse.

Si të vishemi në Vjeshtë! Tri kombinime që janë

Linku për porosi

Janë dy veshjet që shkojnë jashtëzakonisht shumë së bashku. Kam zgjedhur këtë xhaketë të bardhë nga “Zara”, e hollë dhe e rehatshme për përditshmërinë tuaj. E njëjta gjë vlen dhe për xhinset, të cilat janë përsëri nga “Zara”.

Si të vishemi në Vjeshtë! Tri kombinime që janë

Linku për porosi

Ndërsa kjo kanotierë nga “Goldsign” e dizenjuar me siluetë minimaliste e frymëzuar nga vitet ‘90 është idealja për këtë kombinim.

Si të vishemi në Vjeshtë! Tri kombinime që janë

Linku për porosi

Kjo çantë nga “Valentino Garavani” e cila ka përdorim të dyfishtë, pasi mund ta mbajmë si mbi sup ashtu edhe vetëm në dorë.

Si të vishemi në Vjeshtë! Tri kombinime që janë

Linku për porosi

Për këpucë kam zgjedhur pantoflat (loafers) nga “Gucci”-të preferuarat e mia. Janë komode dhe me stil njëkohësisht.

Si të vishemi në Vjeshtë! Tri kombinime që janë

Kombinimi i dytë mendoj se do të jetë kombinimi juaj i preferuar.

Si të vishemi në Vjeshtë! Tri kombinime që janë

Linku për porosi

Kjo pardesy bezhë nga “Zara” me këtë jakë xhakete dhe me mëngë të gjata është perfektja për këtë kombinim dhe për stilin e rrugës.

Si të vishemi në Vjeshtë! Tri kombinime që janë

Linku për porosi

Ndërsa ky T-shirt përsëri nga “Zara” me një jakë rrumbullake dhe me këtë printim me katër lloje ngjyrash: portokalli, e verdhë, gri dhe e zezë do të shkonte në mënyrën më të përsosur me këto xhinse ngjyrë blu të errët dhe pakëz të grisura nga “Zara”.

Si të vishemi në Vjeshtë! Tri kombinime që janë

Linku për porosi

Për këpucë kam zgjedhur këto çizme të shkurtra lëkure nga “Proenza Schouler”.

Si të vishemi në Vjeshtë! Tri kombinime që janë

Linku për porosi

Kjo mbajtëse telefoni nga “Balenciaga” është idealja për këtë veshje.

Si të vishemi në Vjeshtë! Tri kombinime që janë

Linku për porosi

Aksesori i fundit që kam zgjedhur për këtë kombinim janë këto syze nga “Ray-Ban”, tepër moderne dhe plot stil.

Si të vishemi në Vjeshtë! Tri kombinime që janë

Linku për porosi

Mendoj se e zeza është ngjyra që vihet re më shumë në dollapin e çdokujt. Ajo jo vetëm përfaqëson elegancën, por është gjithashtu shumë e thjeshtë për t’u veshur me stil, kur je me nxitim.

Si të vishemi në Vjeshtë! Tri kombinime që janë

Kam zgjedhur për këtë kombinim këtë xhaketë të zezë nga “Zara”: moderne dhe e thjeshtë në të njëjtën kohë.

Si të vishemi në Vjeshtë! Tri kombinime që janë

Linku për porosi

Kam vendosur ta kombinoj me këtë fund mëndafshi nga “Lee Mathews” me ngjyrë të bardhë që rri këndshëm në trup.

Si të vishemi në Vjeshtë! Tri kombinime që janë

Linku për porosi

Më pas kam zgjedhur këtë bust të zi nga “Rick Owens” i realizuar nga fije pambuku të përziera me një prekje të lehtë prej elastani.

Si të vishemi në Vjeshtë! Tri kombinime që janë

Linku për porosi

Për sandale kam zgjedhur këto nga “Massimo Dutti” të cilat janë tepër të rehatshme dhe me stil dhe këtë çantë supi nga “Stella Mccartney” e cila është e krijuar nga lëkura e butë dhe ka përdorim të dyfishtë dhe si çantë supi, por dhe për t’u mbajtur vetëm në dorë, njësoj si çanta në kombinimin e parë.

Si të vishemi në Vjeshtë! Tri kombinime që janë

Linku për porosi

Si të vishemi në Vjeshtë! Tri kombinime që janë

Linku për porosi

Aksesori i fundit që kam zgjedhur janë këto syze të zeza, moderne nga “Loewe”.

Si të vishemi në Vjeshtë! Tri kombinime që janë

Linku për porosi