E njohur dhe gjithashtu si moda e rrugës, është një term i shpikur rreth 10 vjet më parë për të treguar veshje të njerëzve të zakonshëm që ju shihni duke ecur në rrugë. Janë vajzat dhe djemtë që kanë stil në të veshur. Është një stil i përbërë nga emocione dhe nga pasqyrimi i personalitetit i tyre. Me pak fjalë: “Unë jam e tillë dhe vesh atë që më bën të ndihem mirë dhe ky është stili im.” Kombinimi i stileve të ndryshme, si eleganca dhe sporti njëkohësisht u bë një mjet tërheqës për të përfaqësuar veten. Të gjithë e dimë që, përmes rrobave dhe aksesorëve, individët mund të tregojnë pak nga personaliteti i tyre i brendshëm. Stilet ndryshojnë, por ne duhet të jemi të sigurt se kur të veshim stilin retro të rrugës duhet të ndihemi dhe pak elegant nga brenda.
Kombinimi i parë ka të bëjë me komoditetin dhe seriozitetin e kësaj veshje me pak fjalë stil i ndërthurur ashtu siç është dhe stili i rrugës.
Kam zgjedhur këtë (jumpsuit) nga “Givenchy” i cili përfaqëson trendin e përjetshëm: stilin utilitar. Është krijuar në një siluetë të tillë, me një buton të fshehur përpara dhe me një bel të mbledhur.
Oh, dhe sigurisht, unë gjithmonë preferoj një rrip për (jumpsuit-in) prandaj kam zgjedhur këtë rrip të zi nga “Saint Laurent”.
Më pas kam zgjedhur këtë xhaketë sportive ngjyrë gri e errët e cila ka një prerje të drejtë dhe është e gjerë.
Ndërsa për këpucë kam zgjedhur këto (pumps) në versionin e zi nga “Bottega Veneta” të cilat sa herë i shohim na duken akoma dhe më elegante dhe stil.
Përsëri “Bottega Veneta” por këtë herë çantë. Kam zgjedhur këtë (clutch) ngjyrë të zezë e cila është e krijuar nga lëkura e zezë dhe e butë. Bëjeni tuajën për pamjet tuaja të përditshme.
Aksesori i fundit që kam zgjedhur janë këto syze (cat-eye) nga “Saint Laurent”.
All black por me një element të bardhë do ta quaja këtë kombinim. Ky kombinim është i preferuari im.
Kam zgjedhur këtë xhaketë të zezë sportive nga “Wardrobe NYC” e cila do ju duhet sezon pas sezoni pasi është e përshtatshme për çdo stinë.
Më pas kam zgjedhur këtë (turtleneck) ose ndryshe golf nga “Joseph” i cili është ngjyrë e zezë dhe tepër i butë dhe i rehatshëm.
Nuk kam zgjedhur as fund, as pantallona të thjeshta apo xhinse, kam zgjedhur pantallonat lëkure-luksoze nga “J Brand”. Ato mund të përdoren dhe gjatë ditës me atlete siç kam zgjedhur dhe unë, por për pamjen e darkës do ju duheshin një palë sandale elegante.
Kur po flisja për elementin e vetëm të bardhë e kisha fjalën për (Tripple S) nga “Balenciaga” të cilat e tregojnë në mënyrën më të përsosur stilin e rrugës.
Për çantë kam zgjedhur ketë nga “Prada” të cilën na e ka zënë syri në shumë vajza te Hollivudit nga fotot e paparacit në (street wear style). Ajo është stili perfekt i rrugës.
Aksesori i fundit i këtij kombinimi mbeten këto syze në formë katrore nga “Celine”.
Unë jam një person që e do të bardhën në dimër. E bardha e dimrit për mendimin tim gjithmonë ka zënë një vend të veçantë në zemrat tona.
Për kombinimin e fundit kam zgjedhur këtë pulovër nga “Valentino” e cila është tepër e rehatshme.
Më pas kam zgjedhur këtë minifund nga “Miu Miu” i cili është i krijuar nga lëkura e fortë dhe e butë në të njëjtën kohë.
Ndërsa kjo pallto ngjyrë kremi nga “Co” mund të them që është idealja për stilin e rrugës dhe gjithashtu është tepër e rehatshme dhe mund ta përdorni dhe në përditshmërinë tuaj.
Kam zgjedhur këto çizme nga “Proenza Schouler” të cilat janë të krijuara nga lëkura e butë dhe janë tepër të rehatshme për t`i përdorur gjatë ditës.
Kjo çantë moderne nga “Marni” është idealja për këtë kombinim. Ajo jo vetëm se është moderne por është dhe tepër komode pasi ka hapësirë për të futur cdo gjë që ju nevojitet.
*Veshjet dhe aksesorët pa linkun për porosi janë 'out of stock'