Kombinohu me Emin

Tre veshje që na duhen të gjithëve

Tre veshje që na duhen të gjithëve

Shpeshherë e kemi problem që kur dalim nga shtëpia në mëngjes, të mos kemi kohë të kthehemi për t’u ndërruar në shtëpi. Ideja ideale është një veshje që rri gjatë gjithë kohës pa qenë e nevojshme ta ndryshojmë atë.

Propozimi im i parë është për veshjen që mund ta mbani deri në darkë.

Veshja e parë është e frymëzuar nga Jil Sander

Tre veshje që na duhen të gjithëve

Tre veshje që na duhen të gjithëve

Linku për porosi

Tre veshje që na duhen të gjithëve

Linku për porosi

Tre veshje që na duhen të gjithëve

Linku për porosi

Tre veshje që na duhen të gjithëve

Linku për porosi

Tre veshje që na duhen të gjithëve

Linku për porosi

Ideja është t’i japim kësaj veshje pamjen e verës: fustan me rripa, i prerë nga një saten i butë, gjysmë i tejdukshëm dhe elastik, i cili është i punuar në një siluetë që përkëdhel format e trupit.

Fustani është i detajuar me disa rripa tejet të hollë duke e bërë atë ideal për stinën e verës. Kur bëhet fjalë për xhaketat, ato janë të preferuarat e mia. Kjo xhaketë “Major” e markës është e hartuar në një siluetë të relaksuar me një kolonë të vetme kopsash dhe xhepa të dyfishtë.

Për të plotësuar këtë veshje unë zgjedh shoqëruesin e përsosur për shëtitjet në verë dhe mbrëmjet, e cila është çanta prej pambuku dhe kanavace nga Loro Piana. Kjo çantë është mjaft e gjerë për të mbajtur të gjitha gjërat tona të rëndësishme. Mos të harrojmë dhe “sneakers” të cilat duhet të jenë sa më komode gjatë gjithë ditës. Kemi gjithashtu dhe aksesorin e fundit për këtë veshje dhe jo më pak të rëndësishme të cilat janë syzet. Duke u mbështetur në stilin vintage, kam zgjedhur syzet e diellit nga Bottega Veneta të cilat janë në një version të ekzagjeruar të siluetës së modelit të përjetshëm “aviator”.

Kombinimi im i dytë është për look-un që na jep komoditet kur jemi në udhëtim. Sikur shkon në muze, apo drekë, cila është ajo veshje që ju duhet për të qenë perfektë si në foton që do postoni, por edhe për njerëzit që do ju shohin live.

Tre veshje që na duhen të gjithëve

Tre veshje që na duhen të gjithëve

Linku për porosi

Tre veshje që na duhen të gjithëve

Linku për porosi

Tre veshje që na duhen të gjithëve

Linku për porosi

Tre veshje që na duhen të gjithëve

Linku për porosi

E di që tani s’kemi shumë plane udhëtimesh, por ato do rikthehen një ditë. Unë për vete do bëja kështu. Gjatë rrugës do të vizitoja muzeume, restorante dhe dyqane të cilësisë më të lartë se edhe po nuk ke mundësi të blesh, është shumë mirë të mësosh nga më të mirët dhe të sofistikosh shijet e tua. Dhe sigurisht veshja më e rehatshme dhe më “stylish” për mua do të ishte sot për sot kanotierja e Bottega Veneta prej kashmiri të cilën e kam përzgjedhur në një ngjyrë portokalli kumbuese dhe të gjallë.

Më pas do të kemi pantallonat e Jil Sander të cilat nga këmba e gjerë deri tek ngushtimet delikate përputhen me stilin minimalist dhe praktik të markës. Pantallonat si një mëndafsh i butë dhe të punuara në një siluetë me bel të lartë, janë mahnitëse apo jo? Do thoni ju pse kam zgjedhur pikërisht një “tote” në vend të një çante të thjeshtë. E kam zgjedhur këtë çantë të mesme nga Jil Sander, e cila karakterizohet nga një siluetë interesante dhe në brendësi është e veshur me kamosh dhe plot xhepa të vegjël, për të ruajtur sendet tona, ato që ju duhen gjithmonë në një xhep.

Për mua është një çantë praktike dhe tepër komode. Ndërsa sandalet e Proenza Schouler janë krijuar nga lëkura e lëmuar, me model rripash që të japin përshtypjen e një kafazi dhe që nxjerrin lehtësisht në pah siluetën e tyre të shkëlqyer katrore te pjesa e gishtave.

Kombinimi tre ka të bëjë me ato paraditet kur miqtë të presin poshtë dhe ti duhet të bëhesh gati për 5 minuta.

Tre veshje që na duhen të gjithëve

Tre veshje që na duhen të gjithëve

Linku për porosi

Tre veshje që na duhen të gjithëve

Linku për porosi

Tre veshje që na duhen të gjithëve

Linku për porosi

Tre veshje që na duhen të gjithëve

Linku për porosi

Tre veshje që na duhen të gjithëve

Linku për porosi

Tre veshje që na duhen të gjithëve

Linku për porosi

5-MINUTES-COMFY-SPRING-LOOK

Kur kam një situatë të tillë dhe shoqet shfaqen në telefon, “zbrit mos u vono”, unë do bëja kështu:

Zgjedh të vesh një bluzë me mëngë të gjata të Loewe, e cila është e punuar nga pambuk i pastër, i bardhë dhe është theksuar me një printim të “lules së deles”. Xhinset e bardha të Zarës janë të preferuarat e mia dhe sidomos në pranverë. Më pas kam zgjedhur “the pouch” të Bottega Veneta, të cilat janë shumë në modë kohët e fundit. Kjo çantë është menduar për pranverën në lëkurë të verdhë e të zbehtë. Pa munguar dhe “slides” të Bottega Veneta të cilat janë të bardha si bora dhe komode sa më s’ka. Të zgjedhura me bindjen time më të madhe janë syzet e diellit të Loewe, të cilat do të ishin perfekte për një shëtitje në qytet. Dhe aksesori i fundit i kësaj veshjeje janë vëthët e Jil Sander të cilat sjellin harmoni dhe ekulibër ndaj kombinimit.