Trendi i kësaj pranvere? Ta zhveshësh gardërobën nga ngjyrat e errëta
Nga Emi Seiti/ Ka ardhur koha për të “zhveshur” garderobën nga veshjet e errëta dhe të rënda dhe ta vishni me përzierjet përrallore të ngjyrave dhe printeve me lule.
Trëndafila, manushaqe, orkide, pushtojnë garderobën e pranverës, duke i shëndrruar veshjet dhe aksesorët në një mënyrë të përsosur.
Në pasarela, si dhe në stilin e rrugës, mund të thithni një ajër lehtësie, gëzimi apo optimizmi, kjo është arsyeja pse në koleksionet e reja lulëzon kamuflimi i fjalës lule.
Nga ngjyrat e shndritshme, pothuajse të zhurmshme të modeleve të lulëzimit të plotë në stilin e viteve 70, ne kalojmë te nuancat më të kthjellta dhe delikate të luleve të qershisë, nga xhaketat dhe fustanet ceremoniale maxi.
Nga ana tjetër, tek aksesorët, stili më delikat dhe eterik i “bojërave të ujiy flamande” përshkruajnë buqetat romantike të përziera me trëndafila, karafila, deri tek valëvitja e bukur e fluturave.
Me pak fjalë ka shpërthyer mania e luleve.