Tri elementët e domosdoshëm në kombinimet e kësaj vjeshte

Jemi në atë stinë të vitit kur vajzat i shqetëson i njëjti mendim: Nuk kam asgjë për të veshur. Kemi veshur dhe riveshur të gjithë dollapin tonë me veshjet e verës dhe nuk është ende aq ftohtë sa për të nxjerrë pulovrat e vjeshtës. Nuk e di se si vajzat frymëzoheshin për veshjet para se të ekzistonte interneti, pasi sot ne kemi ndikuesit e modës dhe internetin si vendin më të mirë për të marrë të gjitha idetë e mundshme. Këto tri kombinime kanë të bëjnë me veshjet më komode dhe më me stil deri tani.
Siç e kam thënë dhe në artikullin e kaluar xhaketa (blazer) është elementi më kryesor i vjeshtës. Besoj se të gjithë ndajnë të njëjtin mendim me mua.
Kam zgjedhur këtë xhaketë sportive, me mëngë të gjata dhe shpatulla të theksuara ngjyrë pana nga “Zara”.
Më pas kam zgjedhur këtë crop-top (bust) të zi përsëri nga “Zara”. Ky bust i ngushtë e tregon bukur trupin. Do të thoni ju, me çfarë e kam kombinuar këtë crop-top: me xhinse të gjera dhe të gjata nga “Zara”.
Sigurisht dhe mundësia për të veshur pantallona të shkurtra në vjeshtë do të ishte shumë e mirë, por gjithsesi unë jam me stilin crop-top (bust) dhe xhinse të gjata.
Kjo çantë supi nga “By Far” e frymëzuar nga një personazh televiziv i viteve ‘90 ka një siluetë të formës “baguette” sigurisht me ndjesinë e humorit. Kjo çantë është ngjyrë kremi dhe është idealja për këtë kombinim.
Ndërsa për këpucë kam zgjedhur këto atlete “Triple S” nga “Balenciaga” të cilat i përshtaten kaq shumë stilit të rrugës siç është dhe kjo veshje.
Jam e sigurt që çdo vajzë për t'u zbukuruar akoma dhe më shumë vendos bizhuteri.
Mënyra më e re dhe më moderne është t'i vini të gjitha varëset ngjyrë ari njëra pas tjetrës dhe një palë vathë të thjeshtë për t'u dukur më bukur. Kam zgjedhur këto dy varëse elegante nga “Gucci” dhe këta vathë ari nga “Maria Tash”.
Kombinojini këto bizhuteri me këtë bluzë të thjeshtë me një V të hapur ngjyrë ulliri nga “Zara”.
Kam zgjedhur këto pantallona të bardha nga “Zara” të cilat shkojnë më së miri me këtë bluzë.
Për çantë kam zgjedhur këtë në formë kove nga “Staud” ngjyrë bordo.
Elementi i fundit i këtij kombinimi janë këto çizme me takë të lartë, prej lëkure, nga “Zara”.
Padyshim që çizmet janë një ndër elementët më kryesore të vjeshtës, por gjithashtu dhe të dimrit.
Plotësojnë në mënyrë perfekte gjithçka: nga fundet, fustanet deri tek xhinset dhe pantallonat. Kam zgjedhur këto çizme të gjata nga “Marni” të cilat janë bërë për shëtitjet e gjata dhe ngjitjet e shkallëve pasi janë shumë të rehatshme.
Kam zgjedhur për këtë kombinim këtë xhaketë (bomber-jacket) nga “Burberry”, krijuar nga pambuku dhe e zbukuruar me disa detaje lëkure.
Me pas kam zgjedhur këtë bluzë pambuku nga “Saint Laurent”.
E njohur për cilësinë e pakonkurueshme “MSGM” ka realizuar këtë fund lëkure në mënyrën më të përsosur.
Aksesori i fundit i këtij kombinimi janë këto syze nga “Ray Ban”.