Kombinohu me Emin

Tri kombinime se si të përgatitemi për një festë elegante

Tri kombinime se si të përgatitemi për një festë

Fikeni alarmin e mëngjesit, provojini tri fustane se si ju rrinë dhe shijojeni pamjen tuaj. Më pas hani një mëngjes me frutat e preferuara dhe dëgjoni muzikën që ju zgjon ndjenjën e kërcimit.

Edhe kur në fund të ditës, dielli të largohet dalëngadalë, vazhdoni përkujdesjen ndaj vetes. Përgatisni vaskën me kripëra. Më pas kërceni në dhomën e ndenjes nën tingujt e qetë të një këngëtari që keni për zemër. Lëreni veten të shijojë përtacinë e pasditeve të verës, mos u nxitoni, pini shume ujë dhe hani shëndetshëm. Kur mbrëmja të bjerë, hapni dollapin dhe zgjidhni një nga ato tri fustanet që provuat.

Tri kombinime se si të përgatitemi për një festë

Pavarësisht nga rasti që keni, këtë fustan të zi kokteji, nga koleksioni i pranverës “Victoria Beckham” duhet ta bëni tuajin.

Tri kombinime se si të përgatitemi për një festë

Linku për porosi

Unë e kam zgjedhur që ta vesh në një festë të madhe me këto sandalet “Amber” nga “Saint Laurent” të cilat kanë një rrip të vetëm rreth gishtërinjve që ta tregojnë këmbën elegante.

Tri kombinime se si të përgatitemi për një festë

Linku për porosi

Koleksioni i ri i “Mark Cross” “Gabriella” ofron çantat e mbrëmjeve. Kam zgjedhur këtë çantë dore me përdorim të dyfishtë që mund ta mbajmë edhe si çantë supi (shoulder bag).

Tri kombinime se si të përgatitemi për një festë

Linku për porosi

Kombinimi i dytë është ky fustan nga “Anna October” i krijuar nga mëndafshi i ndritshëm e i butë, të cilin e kam kombinuar me këtë çantë nga “Paco Rabanne”.

Tri kombinime se si të përgatitemi për një festë

Për të mbajtur pjesën tjetër të pamjes tuaj sa më minimaliste, mund të vendosni ndonjë bizhuteri të thjeshtë dhe të zgjidhni sandale të thjeshta.

Tri kombinime se si të përgatitemi për një festë

Linku për porosi

Tri kombinime se si të përgatitemi për një festë

Linku për porosi

Tri kombinime se si të përgatitemi për një festë

Linku për porosi

Kam zgjedhur këto sandale të bardha nga “Zara”. Për të ruajtur dekoltenë e fustanit, nuk kam vendosur bizhuteri.

Tri kombinime se si të përgatitemi për një festë

Kombinimi i fundit dhe i preferuari im është ky fustan i bardhë mëndafshi nga “Zara”, i cili ngjason me stilin këmishë-fund por është një fustan i shkurtër, i thjeshtë dhe me stil.

Tri kombinime se si të përgatitemi për një festë

Linku për porosi

Kam zgjedhur ta kombinoj me këto sandale nga “Aquazzura” të cilat janë idealet për këtë fustan.

Tri kombinime se si të përgatitemi për një festë

Linku për porosi

Më pas kam zgjedhur këtë “shoulder bag” ose ndryshe çantë supi nga “Valentino Garavani”, e cila nuk duhet të mungojë në dollap.

Tri kombinime se si të përgatitemi për një festë

Linku për porosi

Kam zgjedhur ta plotësoj këtë veshje dhe me këta vathë për t’i dhënë stil kombinimit.

Tri kombinime se si të përgatitemi për një festë

Linku për porosi