Kombinohu me Emin

Tri kombinime si ta veshim xhaketën e kadifes

Tri kombinime si ta veshim xhaketën e kadifes

Për sa u përket elementëve më të rëndësishme të vjeshtës dhe dimrit gjithmonë do të ketë një vend për xhaketën kadife ose ndryshe (velvet blazer). Xhaketa e kadifes do të jetë gjithmonë e domosdoshme për t`u veshur. Është elegante, e rafinuar, e rehatshme dhe e sofistikuar. Është një material i jashtëzakonshëm, pa të cilin shumë vajza e gra nuk mund të bëjnë dot. Në fakt xhaketa e kadifes nuk është veshja e sipërme klasike, e ngrohtë dhe idealja për ditët e ftohta të dimrit por është plotësuesja për të pasuruar pamjen tuaj me stil dhe me një dozë të duhur elegance.

Midis një sezoni dhe një tjetri ju duhet të dini si të visheni dhe veçanërisht se si të kombinoni rrobat e ndryshme. Kur është nxehtë gjatë ditës dhe temperaturat bien në mbrëmje, duke e bërë kohën më të freskët, mund të jeni të pavendosur se si të visheni nëse jeni jashtë gjithë ditën. Dhe sigurisht në këtë moment veshja ideale është xhaketa kadife.

Tri kombinime si ta veshim xhaketën e kadifes

Për këtë situatë kam zgjedhur këtë xhaketë ngjyrë vishnje nga “Etro” të cilën kam vendosur ta kombinoj me këtë bluzë pambuku e cila ka këtë figurë artistike që është (Riviera Bear) nga “Ralph Lauren”.

Tri kombinime si ta veshim xhaketën e kadifes

Linku për porosi

Tri kombinime si ta veshim xhaketën e kadifes

Linku për porosi

Më pas kam zgjedhur këto (mom high rise jeans) nga “River Island” të cilat janë tepër të rehatshme dhe stil.

Tri kombinime si ta veshim xhaketën e kadifes

Linku për porosi

Për këpucë kam zgjedhur këto (loafers) nga “Gucci” të cilat kanë një dizanj të gjithanshëm dhe janë të rehatshme.

Tri kombinime si ta veshim xhaketën e kadifes

Linku për porosi

Pastaj ku do të shkonim pa një çantë supi. Kam zgjedhur këtë nga “Gucci”. Kjo çantë është prodhuar në Itali nga lëkura e zezë në një siluetë të strukturuar dhe ka shumë ndarje xhepash për t`i mbajtur gjërat e nevojshme, të organizuara.

Tri kombinime si ta veshim xhaketën e kadifes

Linku për porosi

Besoj se tashmë e keni mësuar se syzet janë aksesori im i preferuar. Unë jam një person i cili nuk del dot pa syze nga shtëpia. Për këtë kombinim kam zgjedhur këto syze nga “Ray Ban”.

Tri kombinime si ta veshim xhaketën e kadifes

Linku për porosi

Aksesori i fundit që kam zgjedhur për këtë kombinim është ky rrip lëkure i zi nga “Anderson’s” i cili ka një cilësi të lartë dhe mund ta përdorni dhe në xhaketa apo fustane pavarësisht se unë kam zgjedhur ta vendos në xhinse.

Tri kombinime si ta veshim xhaketën e kadifes

Linku për porosi

Në këtë situatë ky kombinim ka të bëjë me stilin e rrugës ose ndryshe (street wear style).

Tri kombinime si ta veshim xhaketën e kadifes

Kam zgjedhur për këtë kombinim këtë (turtleneck) ose ndryshe golf nga “Agnona” i cili është i krijuar nga kashmiri dhe copa është tepër i lehtë dhe i ngrohtë.

Tri kombinime si ta veshim xhaketën e kadifes

Linku për porosi

Më pas kam zgjedhur këto pantallona mëndafshi me bel të lartë nga “Loewe” të cilat shkojnë kaq shumë me pulovrën e mësipërme.

Tri kombinime si ta veshim xhaketën e kadifes

Linku për porosi

Para se të kombinojmë një xhaketë kadifeje duhet të dimë se kjo lloj veshje është e përshtatshme për shumë stile të pamjeve në modë. Le të themi se nëqoftëse kemi zgjedhur një veshjë sportive, të kalojmë dhe në një veshje rastësore ose për ndonjë festë pasditeje që mund të na ftojnë papritmas. Në këtë rast shumë vëmendje duhet t`u kushtohet këpucëve të cilat duhet të jenë sa më femërore dhe pak të ngritura. Unë kam zgjedhur këto nga “Miu Miu” të cilat kanë qenë në modë për disa sezone rresht dhe janë akoma. Këto këpucë janë të bëra nga lëkura e zezë dhe me një siluetë të mprehtë që do të bëjnë këmbët tuaja të duken akoma dhe më elegante dhe të gjata.

Tri kombinime si ta veshim xhaketën e kadifes

Linku për porosi

Kjo çantë nga “By Far” të sjellë nostalgjinë e viteve ‘90 me këtë formë katrore dhe me shkëlqim. Ka hapësirë të mjaftueshme për telefonin, kartën e kreditit dhe ndonjë laps buzësh.

Tri kombinime si ta veshim xhaketën e kadifes

Linku për porosi

Gjatë ditës do t’ju nevojiten syzet kështu që unë kam zgjedhur këto syze të zeza në formë (cat-eye) nga “Saint Laurent”.

Tri kombinime si ta veshim xhaketën e kadifes

Linku për porosi

Një tjetër kombinim ideal për xhaketën kadife është ajo me këmishën klasike të bardhë dhe me fundin velvet. Është një kombinim i përshtatshëm për një mbrëmje me miqtë, një (party) apo edhe një ceremoni të thjeshtë.

Tri kombinime si ta veshim xhaketën e kadifes

Për këmishë kam zgjedhur këtë nga “Zara” ndërsa për fund kam zgjedhur këtë nga “Joseph” i cili ka një shkëlqim delikat që duket veçanërisht tërheqës nën dritën e dobët.

Tri kombinime si ta veshim xhaketën e kadifes

Linku për porosi

Tri kombinime si ta veshim xhaketën e kadifes

Linku për porosi

Këto sandale nga “Malone Souliers” me majë katrore janë bërë në Itali nga lëkura delikate dhe janë të zbukuruara me zinxhirë të hollë prej ari që tregojnë këmbën akoma dhe më elegante.

Tri kombinime si ta veshim xhaketën e kadifes

Linku për porosi

Aksesori i fundit që kam zgjedhur për këtë veshje është kjo çantë nga “The Sant” e cila është e punuar me dorë duke përdorur teknikat tradicionale.

Tri kombinime si ta veshim xhaketën e kadifes

Linku për porosi