Aktualitet

Koncesioni i sterilizimit/ Ministrja Manastirliu: Kontrata është ndryshuar, reduktuam pagesën

Koncesioni i sterilizimit/ Ministrja Manastirliu: Kontrata është

Spitali i ri kirurgjikal “Frederik Shiroka” në QSUT i inaguaruar para disa ditësh nga kryeministri Edi Rama do të ofrojë rreth 32 mijë ndërhyrje në vit me aparatura të teknologjisë së fundit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu me gazetarwt kanë vizituar ambientet e spitalit të ri modern me kapacitet 120 shtretër dhe 7 salla operacionesh.

“Një investim i qeverisë shqiptare prej 8.8 milione euro qe sjell një shërbim modern. Një investim që rakordon në një performancë të përmirësuar qoftë kapaciteteve, 120 shtretër të dedikuar për kirurgjinë dhe urologjoinë, 7 salla operatore me aparaturë të teknologjise moderne. Mjekët kanë mundësin të ofrojnë ndërhyrje të kompleksiteteve të larta me cilësi të lartë. Përmirëson dhe modernizon punën e ekipeve kirurgjikale, dhe të njësisë së reaminacionit, por edhe komoditetin për pacientët dhe familjarët e tyre, ne mjedise pritjeje specifike per ta duke zbatuar regjimin në spitale të vendosur prej më shumë se një viti”, tha Manastirliu

Manastirliu iu përgjigj pyetjes së gazetarëve mbi kontratën e sterilizimit duke u shprehur se ka një amendim të kësaj kontrate.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka amendaur kontratën e sterilizimit. Nuk është vetëm një kontratë që ofron vetëm sterilziim por ofron siguri për shëndetitn e qytetarit, pasi reduktimi i infeksioneve postoperatore është i dukshëm. Një amendim i kësaj kontrate koncesionare ka ndodhur në fillim të muajit janar, duke reduktuar pagesat për mbi 64 mijë ndërhyrje. Kemi përfituar sigurinë për shëndetin e qytetarëve që është e para. Mbi 64 mijë ndërhyrje kanë rreth 25 % reduktim të tarifave”, tha ministrja.

Gjatë vizitës në ambientet e reja të spitalit kirurgjikal Manastirliu takoi stafin mjekësor dhe pacientët të cilët vlerësuan investimin e ri të qeverisë shqiptare.

Në QSUT po investohen rreth 30 milion dollarë, për ndërtimin e Spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme, i cili përfundon vitin e ardhshëm dhe ndërtimin dhe rehabilitimin e Spitalit Pediatrik. Nga këto investime në QSUT pëfitojnë 350 mijë pacientë, rreth 3000 punonjës staf mjekësor dhe jo mjekësor, si dhe rreth 1,000 studentë të mjekësisë./ Tiranapost.al