Aktualitet

Koncesioni i sterilizimit/ mjeku Koni: Dhashë dëshminë në SPAK. Të na thonë sa është dëmi financiar ndaj qytetarëve?

Koncesioni i sterilizimit/ mjeku Koni: Dhashë dëshminë në

Është një nga personat anëtar i Nismës Thurje që ka kallëzuar në SPAK zyrtarët dhe ish zyrtarët, mes tyre ish minsitrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.

Doktori orilog Artan Koni ishte i pari i thërritur nga SPAK ku ka dëshmuar një orë, para prokurorit Kuqi. Sipas tij sterilizimi i vetëm një set mjetesh kirurgjikale kushtojnë 2.4 euro, por në përllogaritjet me koncesionin kompanisë private i paguhen 190 euro. ‘Ky koncesion është korruptiv’. ka thënë ai për mediat pasi dha dëshminë.

Para gazetarëve ai tha:

U thirra në SPAK si kallëzues i koncesionit që është denonciuar si korruptim. Dhashë dëshminë time, baza kryesore është llogaria, kostoja ekonomike e një koncesioni për të cilin paguen 7 milion euro në vit, vetëm për një set kirugjikan kemi bërë llogaritë që shkon 2.5 euro, ndërsa në total me këtë koncesion shkojnë mbi 190 euro për një set kirurgjikal të sterilizuar.

-Po dëmi sipas llogaritjeve?

Nuk e bëjmë ne përllogaritjen, prokuroria të na thotë a ka dëm financiar ndaj qytetarëve dhe sa është në total dhe kush është përgjegjësi?

Sot dhashë detajet për atë kallëzim që kishim bërë dy javë më parë.

Keni prova të reja?

Jo nuk ka prova të reja./ Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/denoncimi-i-koncesionit-ne-kohen-e-beqajt-te-sterilizimit-ne-spital-spak-nis-marrjen-ne-pyetje-me-doktorin-koni/

http://www.tiranapost.al/mberrin-kallezimi-i-pare-ne-spak-nisma-thurje-kerkon-hetim-per-ish-ministrin-beqaj-rasti-me-koncesionin-e-sterilizimit-ne-spital/