Tech

Kongresmenja amerikane Ocasio-Cortez e bën të flasë me vete Mark Zuckerberg: Më thuaj po ose jo? Do t’i bllokosh gënjeshtrat?

Kongresmenja amerikane Ocasio-Cortez e bën të flasë me vete Mark

Lejimi i mashtrimeve nga politikanët dhe sponsorizimi i tyre në Facebook është një nga debatet më të rëndësishme të momentit. Themeluesi i medias social, Mark Zuckerberg, nuk ka ndërmend të tërhiqet nga vendimi që ka marrë bordi drejtues i Facebook për të lejuar politikanët të postojnë reklama politike, që pretendohet se janë mashtrime ose false.

Ai u mor në pyetje nga kongresmenja Alexandria Ocasio-Cortez për këtë vendim: nëse do t’i fshijë përmbajtje politike të gënjeshtërta apo jo?

Dhe përgjigjja që mori pas shumë këmbënguljesh ishte se gjithçka varet nga përmbajtja, por anonte nga “Jo”-ja.

https://www.instagram.com/p/B4AbUiHB1VH/

Debati:

Ocasio-Cortez: Ju nuk do të kontrolloni faktet në reklamat e mia?

Zuckerberg: Nëse dikush duke përfshirë një politikan, thotë gjëra që mund të shkaktojnë dhunë ose mund të rrezikojnë dëmtime të dukshme fizike ose shtypjen e votuesve, do ta heqim atë përmbajtje.

Ocasio-Cortez: Kështu që do t’i fshini - ka një prag sesi kontrolloni faktet në reklamat politike. Është kjo ajo që po më thoni?

Zuckerberg: Po, për gjëra specifike si ajo nëse ekziston rreziku për cenime.

Ocasio-Cortez: A shikoni ndonjë problem të mundshëm këtu me mungesën e plotë të kontrollit të fakteve në reklamat politike?

Zuckerberg: Mendoj se gënjeshtra është diçka e keqe. Mendoj që nëse do të shpërndanit një reklamë që kishte një gënjeshtër do të ishte e gabuar. Kjo është diferenca nga të qenit në pozicionin tonë, gjëja e duhur për të parandaluar votuesit tuaj në zgjedhje është që të shohin se keni gënjyer.

Ocasio-Cortez: Do t’i fshini apo jo gënjeshtrat? Është një pyetje shumë e thjeshtë. Po flas për dezinformimin.

Zuckerberg: Në shumicën e rasteve, në një demokraci besoj se njerëzit duhet të jenë në gjendje të shohin vetë se cilët politikanë mund të votojnë apo jo. Varet nga përmbajtja./ The Independent/ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/per-politikanet-qe-mashtrojne-ne-facebook-mark-zuckerberg-ka-marre-nje-vendim-por-sdo-tju-pelqeje/