Aktualitet

Kosova dhe Maqedonia e Veriut në paqe, zgjidhin çështjen e 'mjaltit dhe peshkut'

Kosova dhe Maqedonia e Veriut në paqe, zgjidhin çështjen e

Nuk do ketë më barriera tregtare mes Kosovës dhe Maqedonisë. Lajmi vjen nga ministria e tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, ku më herët vendosi të ndalojë importin e mjaltit dhe patateve nga Maqedonia e Veriut, si përgjigje ndaj vendimit nga autoritetet maqedonase për ndalimin e eksportit të peshkut nga Kosova.

Ministri i Ekonomisë në Shkup tha:

“Edhe pse me një javë vonesë, Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë së Kosovës ka dorëzuar programin për zbatimin e monitorimit aktiv dhe pasiv të peshqve dhe vezëve të tyre dhe në përputhje me këtë, Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë e Maqedonisë së Veriut përsëri e ka vendosur Kosovën në listën e vendeve nga ku mund të importohen produkte te peshkut nga Maqedonia e Veriut, dhe me këtë edhe Kosova ka hequr ndalimin e importit të patateve dhe mjaltit në vendin tonë. Tanimë janë hequr plotësisht pengesat e krijuara nga të dy palët”.

Duket se ky vendim ka ndikuar dhe për shkak të presioneve të bizneseve, të cilët u shprehën se këto barrier ndikojnë negativisht edhe tek aktivitetet e bizneseve të tyre private. Kujtojmë se me Serbinë, Kosova ka vendosur tarifa 100% të mallrave. Liderët e BE-së kanë bërë thirrje të hiqet kjo pengesë./ Tiranapost.al.