Kosova

10 humbje jete nga Covid në Kosovë: I lartë numri i të shtruarve në spital

10 humbje jete nga Covid në Kosovë: I lartë numri i të

10 persona kanë humbur jetën në Kosovë si pasojë e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 173 persona të infektuar, pas testimit të 5.798 mostrave. Sipas shifrave, 2.9 për qind e personave të testuar kanë rezultuar pozitivë. 2.261 persona janë shëruar ndërsa mbi 9 mijë persona janë ende aktivë me koronavirus.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) njofton se aktualisht po trajtohen 591 pacientë të infektuar me koronavirus. Prej tyre, 49 pacientë janë në trajtim intensiv ndërsa 458 pacientë janë në oksigjenoterapi.

Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 439.723 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi në Kosovë nderisa 727.283 persona kanë marrë dozën e parë. Deri më 19 shtator në orën 15:00 është vaksinuar 24 për qind e popullsisë së përgjithshme.

*Tiranapost.al.