Kosova

12 viktima dhe mbi 500 raste me Covid në Kosovë

12 viktima dhe mbi 500 raste me Covid në Kosovë

Rritja e rasteve me të infektuar në Kosovë ka çuar në imponimin e masave të reja Anti-Covid. Edhe sot në raportimet e humbjeve të jetës dhe infkesioneve, situata duket shqetësuese.

Kosova sot regjistroi 12 viktima dhe 529 raste të reja me COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se ku janë zbuluar të infektuarit:

"Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (85, 62, 57 vjeç), Vushtrri 3 raste (79, 71, 68 vjeç), Drenas 1 rast (66 vjeç), Ferizaj 1 rast (63 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Kamenicë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (68 vjeç), Rahovec 1 rast (61 vjeç)".

Rastet e reja me koronavirus dalin pas testimit të 4.413 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë. Ndërkaq, numri më i lartë i rasteve të reja është regjistruar në Komunën e Prishtinës, përkatësisht 194 raste.

Gjatë 24 orëve 503 pacientë janë shëruar nga COVID-19, që e çon në 82.064 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Kosova ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars, 2020. Që atëherë në total janë regjistruar 97.996 raste, ku prej tyre 1.988 raste kanë përfunduar me fatalitet.

Raste aktive vazhdojnë të jenë 13.944.

*Tiranapost.al.