Kosova

16 humbje jete nga Covidi në Kosovë sot

16 humbje jete nga Covidi në Kosovë sot

Kosova ka shënuar një rekord të frikshëm në 24 orët e fundit. 258 të infektuar të rinj dhe 16 jetë të humbura. 5 viktima, vetëm në Gjakovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 196 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.463 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.429.

Numri total i rasteve pozitive që nga fillimi i epidemisë është 8.104 raste nga 36.050 tamponë, me 212 jetë të humbura.