Kosova

22 vite nga çlirimi i Kosovës/ Kurti: Serbia duhet paditur për genocid, ende qeveriset nga ata që urdhëruan masakra

22 vite nga çlirimi i Kosovës/ Kurti: Serbia duhet paditur për

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një deklaratë për mediat në 22 vjetorin e ndërhyrjes së 50 mijë ushtarëve të NATO-s për çlirimin e Kosovës nga regjimi i Sllobodan Millosheviç që po ndiqte politika të spastrimit etnik për të larguar shqiptarët nga vendi.

Në fjalën e mbajtur nga Popleku i Drenasit, Kurti ka ripërsëritur thirrjen se Kosova duhet të padisë Serbinë në gjykatat ndërkombëtare për genocid, kjo edhe për shkak se zyrtarë të lartë që kanë qenë pjesë e regjimit dhe të përfshirë në masakra vazhdojnë të jenë në pushtet edhe sot në Beograd.

“Serbia ende qeveriset nga persona që kanë qenë ministra e zyrtarë të lartë në kohën kur këto masakra janë urdhëruar e zbatuar. Sigurisht, ata sot nuk mund të vijnë më të na pushtojnë e të na vrasin, por ëndrrat e tyre jo vetëm nuk i mohojnë por i proklamojnë vazhdimisht, me investimet e shfrenuara për armatim modern duke blerë armë prej Rusisë, Bjellorusisë e të tjera. Pse armatoset Serbia, ky vend që ende nuk ka kërkuar falje për krimet masive që ka bërë 22 vite më parë. Duhet ta padisim Serbinë për gjenocid. Vrasjet e civilëve, grave shtatzëna, të miturve, foshnjave, pleqve, përdhunimi i përdorur si armë luftë janë dokumentuar e po dokumentohen”- ka thënë mes të tjerash Kurti.

Tiranapost.al