9 orë diskutime, ende asnjë lajm nga takimi Kurti-Vuçiç

Pas nëntë orësh diskutime nuk ka ende asnjë lajm mbi ecurinë e dialogur Kosovë-Serbi.
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç janë takuar në Ohër. Në fillim takimet u zhvilluan të ndarë me përfaqësuesin e Bashkimit Europian, Josep Borell dhe me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak. Më pas janë ulur në tryezë në takimin e përbashkët të dyja palët Kosovë-Serbi dhe përfaqësuesit e BE-së.
Diskutimet kanë nisur prej orës 15:00.
Në përfundim pritet që Borell të dalë në një deklaratë për mediat.
Kurti dhe Vuçiç janë duke diskutuar mbi njohjen e simboleve përkatëse respektivisht të Serbisë dhe Kosovës, ID-ve dhe targave.
Bisedimet janë zgjatur nga çfarë ishte planifikuar për shkak të pikës që ka të bëjë me asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Që nga nisja e takimeve s’ka pasur asnjë deklaratë të krerëve apo ndërmjetësve.