Kosova

A do ketë një izolim të dytë Kosova? Ministri i Shëndetësisë u përgjigjet shqetësimit të qytetarëve

A do ketë një izolim të dytë Kosova? Ministri i

Kosova do të ketë të tjera masa kufizuese strikte kundër koronavirusit. Por shqetësimit të qytetarëve për një izolim të dytë, ministri i Shëndetësisë Armen Zemaj u është përgjigjur se nuk do të ketë! Gjatë konferencës për mediat, Zemaj u bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

“Ne jemi duke analizuar dhe e analizojmë situatën çdo ditë, fjalën mbyllje dhe izolim e kemi larguar para tre muajve, do të bëjmë të pamundurën që të mos vijë deri te ai drejtim, ne do të marrim masa strikte që e ta parandalojmë përhapjen e infeksionit në çfarë do aspekti që na ofron ligji anti-covid”.

Ministri i Kosovës shtoi duke thënë se numri i testimeve është rritur dhe se po rriten gjithashtu të gjitha kapacitetet mjekësore për të përballuar një valë të dytë të pandemisë:

“Numri i testimeve është rritur në vazhdimësi ka ditë që ka edhe testime mbi 700 në ditë varësisht prej nevojave, testimet nuk janë vullnetare dhe dëshirore por janë nevojat për të përcjellë dhe parandaluar përhapjen. Kapacitet testuese janë trefishuar në Institutin Kombëtarë të Shëndetit Publik, gjatë këtij muaji do të shpërndahen edhe 6 aparatura në të gjitha qendrat rajonale”.

*Kosova ka regjistruar 16,502 raste me Covid, 14,519 të shëruar dhe 650 viktima nga shpërthimi i pandemisë deri më tani.