Kosova

Aksidenti tragjik në Kroaci/ Kosova shpall të hënën ditë zie

Aksidenti tragjik në Kroaci/ Kosova shpall të hënën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpallur ditë zie, të hënën e nesërme, 26 korrik 2021.

Vendimi është marrë pas aksidentit tragjik të autobusit me kosovarë, që ishin nisur nga Frankurti me destinacion Prishtinën. Si pasojë e aksidentit humbën jetën 10 persona dhe mbetën të lënduar rreth 40 të tjerë.

Autobusi doli nga rruga në autostradën afër Sllavonski Brodit në Kroaci, rreth orës 6:00 të mëngjesit të ditës së sotme.

Duket se shkak është bërë përgjumja e drejtuesit të mjetit që tashmë është arrestuar.