Kosova

Aksidenti tragjik në Kroaci, pjesa më e madhe e të aksidentuarve lënë spitalin

Aksidenti tragjik në Kroaci, pjesa më e madhe e të aksidentuarve

26 prej të aksidentuarve në Kroaci kanë lënë spitalin. Gjendja e tyre është përmirësuar dhe janë larguar në drejtim të shtëpive të tyre në Prishtinë, për aty ku ishin nisur nga Frankfurti.

15 të tjerë vazhdojnë të marrin trajtim në spital. Gjendja e disa prej tyre ka qenë më e rënduar dhe i janë nënshtruar edhe disa ndërhyrjeve.

Nga aksidenti në Kroaci humbën jetën 10 persona. Shoferi i autobusit ndërkaq ndodhet i arrestuar pasi sipas dëshmisë së tij, kishte humbur drejtimin e mjetit nga përgjumja.