Kosova

Aksidentohet djali i Presidentit Hashim Thaçi

Aksidentohet djali i Presidentit Hashim Thaçi

Djali i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, është aksidentuar me makinë mëngjesin e kësaj të enjteje.

Policia ka deklaruar se në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një aksident, ku janë përfshirë tre automjete.

Endrit Thaçi është në gjendje të mirë dhe është nxjerrë nga spitali pas trajtimit mjekësor.

“Sot në ora 05:25 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, te rreth rrotullimi afër Stacionit Policor Jugu, ka ndodhur një aksident në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.