Kosova

Aktakuza për krime lufte. Hashim Thaçi del nga Haga pas gjashtë orësh

Aktakuza për krime lufte. Hashim Thaçi del nga Haga pas gjashtë

Pas gjashtë orësh, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mbaroi intervistimin nga prokuroria e Posaçme në Hagë, pas aktakuzave për krime lufte. Për mediat Thaçi dha një deklaratë shumë të shkurtër ku tha se u është përgjigjur pyetjeve dhe se procesi i intervistimit do të vazhdojë nesër.

‘Unë sot kam dëgjuar shkëmbimet e teknaliteteve të ndryshme mes avokatit dhe prokurorëve. shte çështje sqaruese teknike, e në të njëjtën kohë edhe ato fillestare të interesimit të Prokurorëve për UÇK-në, kështu që do të vazhdojë nesër”.

Presidenti Thaçi mohon të ketë lidhje me krime luftë dhe ka mbajtur edhe një qëndrim kritik ndaj ndërkombëtarëve duke vënë në dyshim sjelljen e BE ndaj Serbisë që ka kryer krime lufte dhe masakra në Kosovë.

Ai ka thënë se nuk do të japë dorëheqjen si president derisa akuzat ndaj tij të zyrtarizohen. Aktakuza ndaj Hashim Thaçit u bë publike dy ditë para se ai të shkonte në Uashington për të rinisur procesin e dialogut me Serbinë. Tashmë do jetë kryeministri Avdullah Hoti që do të kryejë takimet.