Kosova

Alarm për bombë në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë

Alarm për bombë në aeroportin “Adem Jashari” në

Një alarm për eksploziv ka pezulluar punën në aeroportin Adem Jashari të Prishtinës.

Autoritetet në Kosovë bëjnë me dije se janë njoftuar për një shpërthim të mundshëm.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka thënë në mediat në Kosovë se janë marrë të gjitha veprimet për të menaxhuar situatën.

“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar Adem Jashari. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Ahmeti.