Kosova

Alarm për bombë në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Alarm për bombë në stacionin e autobusëve në

Ditën e sotme një telefonatë anonime në Policinë e Prishtinës ka ngritur alarmin se në Stacionin e Autobusëve ka pasur bombë.

Menjëherë vendi i ngjarjes është rrethjuar nga Policia e cila ka evakuuar qytetarët.

Lajmi është konfirmuar për mediat vendase zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti:

“Rreth orës 15:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës. Informata është trajtuar nga ana e policisë”, tha Ahmeti.