Kosova

Albin Kurti i zhgënjyer nga takimi me Vuçiç në Bruksel: Tre propozimet që m'u refuzuan

Albin Kurti i zhgënjyer nga takimi me Vuçiç në Bruksel:

I zhgënjyer nga takimi në Bruksel për procesin e dialogut Kosovë-Serbi mes Albin Kurtit dhe Vuçiç. Kjo nënkuptohet nga reagimi i kryeministrit të Kosovës i cili nga Facebook ku ka zbardhur çështjet e diskutuara, thotë se bëri katër propozime dhe tre prej tyre i refuzuan ndërsa për njërën nuk u përgjigjën. Ai kërkon reflektim nga pala serbë nëse duan që dy dialog me ndërmjetësimin e BE-së të mbyllet me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes palëve.

Albin Kurti:

Në Bruksel, bashkë me zëvendësin tim Besnik Bislimi, e nën ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, z. Borrell dhe emisarit të tij z. Lajçak, sot u takuam me delegacionin nga Serbia të përbërë nga z. Vuçiq dhe z. Selakoviq.

Treguam qëndrimin tonë kritik për procesin dhe marrëveshjet e deritanishme. Shprehëm gatishmërinë tonë për dialog konstruktiv për njohje të ndërsjelltë. Takimi i radhës do të mbahet para pushimit të verës që nis me 25 korrik.

Nuk u pajtuam për agjendën e dialogut të ardhshëm. Unë bëra katër propozime në këtë takim:

Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e avansojnë CEFTA-n në SEFTA (South-East European Free Trade Agreement) sipas modelit të EFTA-EEA, pra marrëveshje çfarë Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Islanda kanë me BE-në.
Kosova dhe Serbia menjëherë nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën. Kjo është e rëndësishme tani si asnjëherë më parë, një ditë pas Samitit të NATO-s në Bruksel dhe porosive unanime që u dhanë aty.
Pas njohjes së ndërsjelltë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në të dy vendet tona do të kemi reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e pakicave këtu. Pra, serbët në Kosovë mund të kenë Këshillin e tyre Nacional siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi.
Për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, z. Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte “naçelnik i qarkut të Kosovës”, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me z. Zoran Angjelkoviq.
Për propozimin tim të parë nuk u përgjigjën, ndërkaq tri propozimet e tjera i refuzuan. Shpresoj që kur të kthehen në Beograd, z. Vuçiq dhe z. Selakoviq, të mendojnë më shumë dhe ta konsiderojnë seriozisht pranimin e këtyre propozimeve.

***

Ndërkaq, presidenti Serb Aleksandër Vuçiç tha se Kurti e kishte pyetur nëse do e njohë Kosovën, dhe Vuçiç i është përgjigjur anjëherë. Kjo përgjigje e ka acaruar së tepërmi kryeministrin e Kosovës, i cili sipas Vuçiç ka shpërthyer në takim. Mbetet për t’u parë se si do vijojë ky proces që ende nuk mund të quhet i finalizuar m esukses.

Albin Kurti i zhgënjyer nga takimi me Vuçiç në Bruksel:

*Tiranapost.al.