Kosova

Albin Kurti jashtë listës zgjedhore: Shansi i fundit që ka brenda 24 orësh

Albin Kurti jashtë listës zgjedhore: Shansi i fundit që ka brenda

Ka dalë me një vendim PZAP në Kosovë, ku Albin Kurtit dhe disa anëtarëve të tjerë të Vetëvendosjes nuk u lejohet kandidimi në zgjedhjet e parakohshme të 14 Shkurtit.

Pas vendimit të KQZ-së, dhe ankesës së dorëzuar nga Vetëvendosja dhe AAK Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa njoftoi vendimin. Në total janë dorëzuar nëntë ankesa nga subjektet politike për moscertfikim të kandidatëve për deputetë.

Të përjashtuar nga kandidimi tek Vetëvendosja janë:

Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi, Labinot Demi Murtezi.

Albin Kurti jashtë listës zgjedhore: Shansi i fundit që ka brenda

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate janë disa prej subjekteve politike që kanë dorëzuar ankesë në PZAP.

Partitë që duan të ankohen ndaj këtij vendimi kanë 24 orë afat kohe për t’u ankuar në Gjykatën Supreme.

Ndërsa Gjykata Supreme tre ditë afat për vendim. Procesi i certifikimit pritet të mbyllet më 31 janar.

*Tiranapost.al.