Kosova

Albin Kurti: Me Ramën në Bruksel u takuam miqësisht e pa protokoll

Albin Kurti: Me Ramën në Bruksel u takuam miqësisht e pa

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti me anë të një statusi në rrjetet sociale ka ndarë momente nga takimet e tij me liderët e rajonit përgjatë darkës informale të thirrur nga shefi i diplomacisë europiane Josep Borrell.

Kurti shkruan se takimi me kryeministrin Rama ishte miqësor dhe pa protokoll, ku u diskutua nevoja dhe format e bashkëpunimit mes Tiranës dhe Prishtinës.

Statusi i kryeministrit Kurti:

Gjatë vizitës në Bruksel për darkën tradicionale me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, pata takime me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, z. Josep Borrell, që ishte edhe nikoqir i darkës, Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet e tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, z. Miroslav Laj?ák, dhe Raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, znj. Viola Von Cramon. Kurse me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, u takuam miqësisht e pa protokoll, para darkës, e për të diskutuar mbi nevojën dhe format e bashkëpunimit e bashkëveprimit në mes dy shteteve tona.
Kjo vizitë ishte një mundësi e mirë për të përfaqësuar Kosovën dhe qeverinë e re të saj reformiste të dalur nga fitorja plebishitare e 14 shkurtit, për të diskutuar rëndësinë që kanë për njëri-tjetrin Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor, si dhe mundësitë për të rritë ndihmën, mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë pandemisë dhe përtej e pas saj.

tiranapost.al