Kosova

Albin Kurti: Nuk e largoj Policinë nga komunat në veri për sa kohë kanë përballë banda kriminale

Albin Kurti: Nuk e largoj Policinë nga komunat në veri për sa

Gjatë intervistës mbrëmjen e sotme në CNN, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se nuk ka ndërmend të largojë forcat e Policisë nga komunat në veri të vendit.

Ai tha se ato janë duke ushtruar detyrën e tyre ashtu si në cdo pjesë tjetër të territorit, për më tepër kur përballë po ndeshen jo me protestues, por me banda kriminale.

“Nuk kemi të bëjmë me protestues paqësor, por me banda kriminale, ekstremistë, ultranacionalistë të krahut të djathtë, që po paguhen e urdhërohen nga Beogradi, të cilët admirojnë Putin. Është milici fashiste, që sulmoi policët tanë, KFOR-in, e po ashtu gazetarët në terren. Dua të kem policë që mbrojnë sundimin e ligjit, e mbajnë rendin. Komunat duhet të jenë për të gjithë, jo për struktura paralele të Serbisë. Nuk do ta dorëzojmë republikën demokratike te milicia fashiste,” tha Kurti.