Kosova

Albin Kurti për bllokimin e targave serbe në kufi: Jo qëllim destabilizimi. Detaje nga marrëveshja e Brukselit që në 2011

Albin Kurti për bllokimin e targave serbe në kufi: Jo qëllim

Nga dita e sotme, Policia e Kosovës filloi të heqë targat e makinave që hyjnë nga Serbia. Kjo është një masë reciprociteti pasi edhe pala serbe ka vendosur një masë të tillë, ku makinat e Kosovës që kalojnë në Serbi, duhet të heqin targat e tyre: RKS dhe të vendosin targa të përkohshme.

Albin Kurti për bllokimin e targave serbe në kufi: Jo qëllim

Pas reagimeve të shumta në rrjet, ku disa e mbështesin e të tjerë thonë se ky vendim nxit konflikt mes palëve, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nga mbledhja në Kuvend tha se kjo është një lëvizje e reciprocitetit dhe jo me qëllim destabilizimin. Ndërkaq qytetarë serbë dolën në formë protestë në rrugë duke kërkuar shfuqizimin e masës.

Albin Kurti për bllokimin e targave serbe në kufi: Jo qëllim

“Veprimet e ndërmarra sot nga organet kompetente për zbatimin e kësaj marrëveshje për lëvizje të lirë nuk janë të drejtuara kundër qytetarëve serbë. Ato në asnjë mënyrë nuk kanë qëllim t’i cenojnë lëvizjen qytetarëve serbë apo të provokojnë çfarëdo destabilizimi. Sikurse dje, sot, por edhe nesër qytetarët serbë do të lëvizin lirshëm të sigurt dhe të mbrojtur nga ligji. Pres nga të gjithë qytetarët që sot nuk po ndodh asgjë e jashtëligjshme, por sot po fillon zbatimi i një marrëveshje për të cilën është pajtuar edhe Serbia me ndihmën e BE-së. Liria e lëvizjes është e drejtë njerëzore e civile por edhe vlerë Evropiane. Lutem që qytetarët serbë të vazhdojnë ritmin pa shqetësime dhe brenga. Barazia për neve është vlerë që e zbatojmë në praktikë”, deklaroi kryeministri Albin Kurti.

Por nga Bashkimi Europian bëhet thirrje për përmbajtje dhe reduktim të tensioneve. Zëdhënësi i BE-së për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano tha përmes një deklarate se tensionet duhet t’i ndalin të dyja palët dhe se dialogu duhet shfrytëzuar për të zgjidhur të tilla mosmarrëveshje:

“Jemi duke vëzhguar situatën nga afër dhe dua të theksoj se liria e lëvizjes është një kusht themelor i BE-së dhe këtë e presim edhe nga Kosova dhe Serbia që ta promovojnë atë. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe të reduktojnë tensionet. Menjëherë dhe pa ndonjë vonesë”, ishte mesazhi i zëdhënësit të BE-së për Politikë dhe Siguri të Jashtme.

Por çfarë është kjo masë reciprociteti për targat e Serbisë dhe a ka ndikim në sektorin tregtar?

Çështja e targave ishte e rregulluar përmes Marrëveshjes në Bruksel për lëvizjen e lirë si pjesë e procesit të Dialogut. Me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, e cila u arrit në korrik të vitin 2011 në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e makinave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat 'KS' (Kosovë) ose 'RKS' (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Sipas REL:

Targat e tilla ishin me akronimet “KM” (Mitrovica e Kosovës), “PR” (Prishtinë), “UR” (Ferizaj), “PZ” (Prizren), “GL” (Gjilan). Por Prishtina zyrtare i konsideronte dhe vazhdon t’i konsiderojë të paligjshme.

Por në komunat e veriut të Kosovës: Leposaviç, Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut dhe Zveçan. Qarkulluan makina me akronimet KM. Ai me targa “KM” qarkullonte lirshëm, madje edhe në vendkalimet kufitare me Serbinë.

Ndërsa kur qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe ata serbë kanë makina me targa RKS, ata iu nënshtrohen procedurave në vendkalimet kufitare në Serbi, për t’i hequr këto targa dhe për të vendosur targat “Prova” që i lëshojnë autoritetet serbe.

Kur qytetarët e Kosovës përfshirë edhe ata serbë kanë automjete me targa RKS, ata iu nënshtrohen procedurave në vendkalimet kufitare në Serbi, për t’i hequr këto targa dhe për t’i vendosur targat “Prova” që i lëshojnë autoritetet serbe me vlerën 3.5 euro.

Ndërsa në shtator të vitit 2016 u arrit marrëveshja që targat "KS" të hiqeshin fare dhe automjetet e të dyja vendeve të bartnin targat përkatëse gjatë qarkullimit në territorin e njëra-tjetrës. Po ashtu në marrëveshjen e këtij viti, ishte arritur pajtimi që me etiketa apo letra ngjitëse, të mbulohen pjesët relevante të targave, siç janë simbolet dhe akronimet e shteteve përkatëse, gjatë qarkullimit në territorin e njëra-tjetrës.

Por Kosova e ka ndërprerë dhënien e këtyre targave në shtatorin e kaluar, sepse regjistrimi i makinave ka afat një vit, pas 15 shtatorit të këtij viti, kur edhe skadon marrëveshja, targat e tilla do të ishin jolegale. Kosova deri më tani nuk pati vënë letra ngjitëse as mbi simbolet shtetërore të Sebisë në targat e automjeteve të këtij vendi, gjatë qarkullimit në Kosovë siç ishte parashikuar me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2016.

Reagimi nga Serbia:

-Me hyrjen në fuqi të masës së reciprocitetit, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbledhur Këshillin e Sigurisë. Situata pritet të ketë një ndikim negativ më së shumti mbi vetë Kosovën për shkak se shumica e mallrave në Kosovë mbërrijnë përmes Serbisë.

*Tiranapost.al.